LAJMI I FUNDIT:

Rri e qetë: Gjashtë këshilla të miratuara nga ekspertët për seksin e parë!

Rri e qetë: Gjashtë këshilla të miratuara nga ekspertët për seksin e parë!

Të jeni nervozë për herën e parë është krejt normale. Edhe nëse jeni gati, në mendje mund të keni shumë pyetje dhe shqetësime

Për të qetësuar disa nga frikërat më të zakonshme për herën e parë, 3 ekspertë seksi, Collette Gee, Casey Tanner dhe Shamyra Howard japin këshilla specifike dhe të rëndësishme që duhet të keni parasysh, shkruan Elite Daily.


1. Konsultohuni me veten

A jeni gati ta bëni këtë sepse dëshironi ju apo sepse dikush tjetër po ju “ushtron presion” (indirekt ose jo) për ta bërë? Komunikoni pritshmëritë tuaja me partnerin dhe pyesni veten: “A e di partneri im se është hera ime e parë? Nëse jo, pse?”

2. Përqendrohuni në përvojën tuaj unike

Sigurisht që do të lexoni me qindra histori dhe eksperienca në Reddit apo Google. Eksperiencat mund të jenë të ngjashme, por mund të jenë edhe tërësisht ndryshe. Përjetimi juaj do të jetë unik. Fokusohuni te kjo mbi të gjitha. Për shembull, Howard thotë se pasi kishte lexuar me qindra histori dhimbjeje për herën e parë, “përgatitja dhe bindja që kishte për dhimbjen kontribuoi në sikletin që ndjeu”.

3. Lubrifikimi është çelësi

Duke shpjeguar se trupi juaj mund të marrë kohë për t’u përshtatur me penetrimin, Tanner sugjeron të përdorni shumë lubrifikant.

Edhe nëse keni përjetuar depërtim përmes gishtërinjve, përdorimit të tamponëve, ose një vizite te gjinekologu, seksi penetrues me një penis është ndryshe. Ju mund të keni nevojë për më shumë lubrifikim, ose për të lëvizur më ngadalë. Tregohuni të durueshëm dhe mos pranoni një partner që s’është i durueshëm me procesin tuaj.

4. Mbrojtja është kryesore

Së bashku me gjetjen e një partneri që do të respektojë ritmin dhe nevojat tuaja, sigurohuni që ata gjithashtu të respektojnë dëshirën tuaj për të përdorur mbrojtje. Flisni paraprakisht për mënyrat e mbrojtjes dhe sigurohuni të ndiqni praktika të sigurta seksi.

5. Orgazma nuk është domosdoshmërisht qëllimi

Përpiquni të mos e barazoni “suksesin e herës së parë” me orgazmën. Është mjaft e vështirë që të dy, ti dhe partneri ta përjetoni gjatë herës së parë, jo sepse seksi s’mund të jetë i bukur, por sepse ju akoma po mësoni se çfarë funksionon për trupin tuaj. Nëse nuk përjetoni orgazëm, nuk do të thotë që ju ose partneri juaj keni bërë diçka të gabuar.

6. Pornoja s’është jeta e vërtetë

Fantazitë, pornografia, erotika ose skenat seksuale kinematografike nuk janë në thelb të këqija, por shpesh herë idetë që krijojmë bazuar tek to nuk janë gjithmonë e vërteta, citon Anabel.

“Jini të butë, ecni ngadalë dhe më e rëndësishmja, dëgjoni trupin tuaj! Gjëja më e mirë për seksin është se edhe kur është i mirë, përsëri është një punë në progres dhe në vazhdim, do jetë gjithnjë e më i mirë.”

Mos harroni: Seksi duhet të jetë argëtues! Nëse mbani mend se gjithçka ka të bëjë me pëlqimin, rehatinë dhe kënaqësinë, hera juaj e parë do të jetë shumë më pak e frikshme nga ç’mund të mendoni. Përqendrohuni tek gjithë ndjesitë e mira! /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Këshilla Estetike
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?

Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?

Dua bebe
Katër mënyra kryesore: Ja si ta mbani të ngushtë vagjinën

Katër mënyra kryesore: Ja si ta mbani të ngushtë vagjinën

Këshilla dhe arsye
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Në çift
Kalo në kategori