LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Kamenicës anulon memorandumin, zyrtarët e KKZ-së nuk lejohen të përdorin veturat zyrtare (Dokument)

Kryetari i Kamenicës anulon memorandumin, zyrtarët e KKZ-së nuk lejohen të përdorin veturat zyrtare (Dokument)

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, ua ka ndalur në mënyrë të një anshme përdorimin e veturave të komunës, zyrtarëve të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ).

Në vendimin që e ka siguruar Telegrafi shihet qartë se Sinani e ka ndërprerë në mënyrë të një anshme memorandumin e nënshkruar më herët.

“Me këtë vendim, ndërpritet zbatimi i mëtejmë i nenit 2, paragrafi 1.2 i paraparë me Memorandum të Mirëkuptimit”, thuhet në vendim.


Ndërkaq, kryetari i Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani në një prononcim për Telegrafin ka thënë se anulimin e marrëveshjes në mes KQZ-së, Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe komunës për përdorimin e veturave nga ana e zyrtarëve të KKZ-së, e ka bërë që të mos të ketë probleme ligjore.

Ai tha se në vitin 2009, kur edhe ka udhëhequr me këtë komunë kanë arritur këtë marrëveshje, mirëpo për shkak të disa parregullsive Begzadi ka pritur që në udhëheqjen aktuale të procedoj marrëveshje të re në mes palëve, e cila nuk ka ndodhur.

“Në vitin 2009, e kam lidh këtë marrëveshje bashkëpunimi me KQZ dhe Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, mirëpo i kam pas disa pasoja në vitin 2009 dhe për me i ik keqkuptimeve të ndryshme kam marr këtë vendim. Kam pritur marrëveshje të re nga ana e KQZ-së dhe ministrisë mirëpo një e tillë nuk ka ndodhur”, ka thënë Begzadi për Telegrafin.

Ndonëse përdorimi i makinave lejohet me ligj, Begzad Sinani nuk e njeh memorandumin e nënshkruar mes Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokale (MAPL), komunave dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori