LAJMI I FUNDIT:

ISIS-i po bënte gati një ekzekutim publik, sulmohen me raketë nga aeroplani (Video)

ISIS-i po bënte gati një ekzekutim publik, sulmohen me raketë nga aeroplani (Video)

Ky është momenti kur një aeroplan i forcave ajrore britanike ndaloi një ekzekutim publik të organizuar nga Shteti Islamik me një raketë të vetme Hellfire.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamjet e publikuara për herë të parë të cilat tregojnë turma të civilëve të detyruar me armë për t’u mbledhur në një qytet sirian për të parë ekzekutimin.


Disa momente më vonë, thuhet se duken forcat ajrore britanike të cilat lëshojnë arsenalin e tyre vdekjeprurës duke neutralizuar një snajper në një çati aty pranë.

Ndërsa turmat e tmerruara shpërndahen në panik, luftëtarët e ISIS-it nuk janë në gjendje të bëjnë vrasjen e tyre barbare.

Dhe ka qenë një dron i cili ishte duke fluturuar mbi qytetin sirian të Abu Kamalit ai që ka parë turmat që filluan të mblidheshin.

Teksa një kamion shkarkoi dy të burgosur me pranga para turmës, pilotët e aeroplanëve që vëzhgonin në ekranet nga mijëra kilometra larg e kishin qartë se ata ishin gati të dëshmonin një ekzekutim publik.

Misioni thuhet se u mbikëqyr nga qendra e operacioneve të kombinuara (Caoc) në bazën ajrore të Al Udeid në Katar. Vendndodhja e qendrës mbeti e fshehtë deri kohët e fundit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori