LAJMI I FUNDIT:

Arbër Vllahiu shpalos programin qeverisës për Prishtinën

Arbër Vllahiu shpalos programin qeverisës për Prishtinën

Kandidati i AAK-së për të parin e Prishtinës, Arbër Vllahiu ka shpalosur programin e tij qeverisës që do ta zbatojë nëse ai merr këtë post.

Vllahiu gjatë një interviste në emisionin “Zona e Prishtinës” në Klan Kosova ka numëruar disa nga problemet që sipas tij duhet të rregullohen në kryeqytet.

“Në Prishtinë ka shumë gjëra që duhet ndryshuar, ka shumë probleme si për shembull ndriçimi dhe një prej problemeve më të mëdha janë papastërtitë dhe deponitë e mëdha që i shohim gati në çdo vend”.


Vllahiu ka theksuar infrastrukturën si elementin kryesor që duhet t’i bëhet një zgjidhje.

“Disa prej çështjeve që do mundohemi të bëjmë zgjidhje brenda kësaj periudhe janë zhvillimi ekonomik dhe ai rural”.

“Çështja e punësimit është e rëndësishme ku e dimë që në gjithë Kosovën niveli i papunësisë është i madh dhe elementi themelor është që të rinjtë janë të prekur nga ky fenomen”, deklaroi Vllahiu.

Ai ka folur për shëndetësinë dhe arsimin, dhe disa nga planet që do t’i ndërmarrë  në rast se vjen në pushtetin lokal.

“Duhet parë një gjë tjetër, është mirë që të ketë Prishtina edhe një spital të vetin”, tha Vllahiu në Zonën e Prishtinës.

“Neve na kanë bindur që kjo është zgjidhja më e mirë, shëndetësia ka nevojë posaçërisht, te pjesa primare, ka nevojë edhe për kuadro të shkolluar”.

“Vijmë te një pjesë tjetër që ka të bëjë me reformat në arsim që fllojnë nga niveli qendror në nivelin lokal”, shtoi ai, duke thënë se pavarësisht kësaj, ata mund t’i krijojnë kushtet elementare për nivelin lokal.

Përpos shëndetësisë, Vllahiu ka folur edhe për arsimin, duke bërë një ndërlidhje të këtyre dy fushave.

“Është me rëndësi ta kthejmë, nën  një , sistemin e arsimit, edhe fillor, edhe atë të mesëm, në një mësim një turnesh, ose në një ndërrim, e kjo bëhet duke shtuar kapacitetet shkollore, edhe të kuadrove”.

“Ligjet në Kosovë ka mundësi të ndryshohen, ne i ndryshojmë ligjet në bazë të nevojave dhe rrethanave në të cilat jetojmë”.

“Ka shumë shembuj të shkollave ku duhet intervenime, tani a do të ndërtojmë objekte të reja shkollore? Natyrisht se po! Aty ku do të mund të ndërtohet objekti i ri shkollor, do të ndërtohet objekti i ri shkollor”.

“Nuk mund ta them që sonte se do t’i ndërtojmë 15 shkolla, por do të them se do të ndërtojmë objekte shkollor,e për të ndihmuar në çlirimin e krejt atyre hapësirave të ngarkuara, dhe natyrisht duke i dhënë një cilësi më të madhe mësimdhënies dhe mësimnxënies”, shtoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori