LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën

Banka Botërore do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur në takim shefin e Bankës Botërore në Kosovë, Marco Mantovanelli, ku diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit, në veçanti për implementimin e projekteve në Kosovë të cilat financohen nga Banka Botërore.

Ministri Hamza vlerësoi lartë kontributin e Bankës Botërore për zhvillimin ekonomik të Kosovës, në veçanti në fushën e energjisë dhe zhvillimin e sektorit privat. Në takim u diskutua për projektet që do të mbështeten në bazë të kornizës së partneritetit strategjik.
Hamza shprehi gatishmërinë për të bashkërenduar bashkëpunimin në sektorin e energjisë dhe mbështetjes së drejtpërdrejtë të zhvillimit të Kosovës. Që të dy u zotuan për të mbështetur projektet në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit në kuadër të prioriteteve të Qeverisë.

Ndërsa, shefi i BB-së në Kosovë Marco Mantovanelli shprehi gatishmërinë e Bankës Botërore për të vazhduar bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës Kosovës, në veçanti në përshpejtimin e përgjigjeve të bankës në realizim më efikas të projekteve. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori