Kryeministri Ramush Haradinaj dhe koordinatori nacional për Sfidat e Mijëvjeçari, Petrit Selimin, kanë mbajtur një konferencë për media në të cilën kanë treguar detajet e marrëveshjes 49 milionë dollarëshe nga Amerika.
Haradinaj tha se është biseduar për efektet e kësaj marrëveshje që do të ketë Kosova e që sipas tij, veçanërisht për të gjitha arritjet që do t’i ketë në kursimin e energjisë dhe shtimin e efiçincës.
“Jam i bindur se me lajme të tilla do t’u konfirmojmë të rinjve tanë se mund të bëjnë jetën në Kosovë dhe jo të kërkojnë shpresë për jetë në vendet e tjera”, theksoi kryeministri.
Ndërkaq, Petrit Selimi ka thënë se marrja e kësaj shume është rezultat i punës. “Këto 49 milionë janë rezultat i punës dhe progresit. Ka plot shtete tjera që nuk janë fare pjesë dhe nuk kanë të drejtë për t’i përfituar këto fonde, sepse nuk kanë bërë punë të mjaftueshme në këtë drejtim”, tha ai, raporton Telegrafi.
Sipas Selimit nëse vendi vazhdon të përmirësojë sundimin e rendit dhe të ligjit si dhe të rrisë luftën kundër korrupsionit mund të përfitoj edhe fonde të tjera.
“Ka dy lloje fondesh për të cilat duhet kaluar notat. Kosova e ka kaluar testin për marrjen e një tipi të fondeve, që është parapërgatitje për tipin tjetër të fondeve. Kështu vendi mund të kualifikohet për mjete tjera nëse punohet dhe arrihet progres i mëtutjeshëm”, theksoi Selimi.
Ndërkaq në këtë konferencë ka folur edhe Sara Olmstet, nga MCC, ku ka treguar se është programi i parë me Kosovën dhe i cili siguron të ardhmen.
Qeveritë e mira, sipas saj, krijojnë mirëqenie të mirë, me faktin se Kosova është përzgjedhur është se qeveria këtu po punojnë dhe kanë bërë progres. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe