Lëvizja për Bashkim thekson se dialogu politik me Serbinë është i domosdoshëm për zgjidhjen e problemeve të mbetura shqiptaro-serbe, por sipas tyre, rruga e ndjekur e deritanishme në negociata ka qenë e gabuar.
Lëvizja për Bashkim thekson se përqendrimi në çështje bilaterale teknike, në ato të brendshme të Kosovës dhe trajtimi kryesisht i pozitës së serbëve në Kosovë nuk mund të sjell në rezultate pozitive.
“Një qasje e tillë vazhdon ta lë Kosovën jofunksionale e të varur nga pakica serbe dhe në anën tjetër i lë në harresë krejtësisht shqiptarët në Kosovën Lindore. Ndryshimi i qasjes së dialogut nuk ka dyshim se kërkon një konsensus politik të forcave politike shqiptare në Kosovë. Por para krijimit të çfarëdo ekipi të unitetit, forcat politike shqiptare do të duhej të ndërtonin një platformë të përbashkët politike për bisedimet me Serbinë. Ndërtimi i një platforme të përbashkët do të vendoste institucionet e Kosovës në pozicion shumë më serioz se deri më tani si në raport me Serbinë, ashtu edhe me BE-në, do të ndikonte në sqarimin e pozicioneve të forcave të ndryshme politike, do të ndihmonte në krijimin e një stabiliteti më të madh politik të brendshëm si dhe rezultatet e këtij dialogu politik do të ishin më të parashikueshme”, thuhet në komunikatën e LB-së.
“Ne edhe njëherë ofrojmë platformën tonë politike për zgjidhjen e çështjes shqiptaro-serbe e që bazohet ne parimin e reciprocitetit në të drejta në mes te tri komunave shqiptare në Kosovën Lindore (Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës) dhe të tri komunave në veriun e Kosovës (Leposaviqit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit). Si atëherë, ashtu edhe sot besojmë se vendosja e parimit të reciprocitetit në qendër të platformës për zgjidhjen e problemeve në mes të dy vendeve dhe popujve tanë, është rruga e vetme që do të dërgojë në zgjidhjen e kontestit shqiptaro-serb”, thuhet në reagim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëATK konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK kërkon nga MSh të marrin veprime për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj
U arratis nga burgu i Shën Kollit, policia ofron 10 mijë euro për kapjen e Daut Lazes
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze