Emri i tij është i lidhur ngushtë me politikën, duke bartur mbi supe poste të rëndësishme gjatë karrierës së tij, ndërsa tani nën siglën e LDK-së, vjen me një strategji krejtësisht të re për postin e kryetarit të Komunës së Mitrovicës.
Safet Kamberi, i cili pas zgjedhjeve qendrore u emërua ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, gjatë një interviste për KosovaPress, ka treguar arsyet pse pretendon postin e të parit të kësaj komune.
Flet për diferencën mes tij dhe konkurrentëve, planet, synimet dhe projektin e tij për Mitrovicën.
“Prej momentit kur unë kam qenë kandidat për kryetar të Lidhjes Demokratike Dega në Mitrovicë, ky ka qenë synimi im, mirëpo edhe i strukturave të Lidhjes Demokratike…Me gjithë respektin që kemi për kandidatët e partive tjera tek Partia Demokratike dhe Vetëvendosja, sepse këta të tjerët konsideroj se do të jenë kandidatë vetëm formal në garë për kryetar të Komunës së Mitrovicës…Besoj se virtyti kryesor që më dallon nga të tjerët është edhe për shkak të qëndrueshmërisë time përgjatë këtyre viteve… Një përvojë 13-14 vite në institucione, në veçanti në pushtetin lokal, e krijon atë diferencën time me kandidatë tjerë, sepse ne kemi përballë disa kandidatë të cilët nuk e kanë asnjë ditë përvojë në funksionimin e institucioneve lokale”, ka thënë Kamberi.
Ai ka bërë të ditur se programi i tij dhe i LDK-së për Mitrovicën, që është përgatitur në bashkëpunim me ekspertë të fushave të ndryshme e me njerëz jashtëzakonisht të respektuar dhe që kanë përvojë, është jashtëzakonisht i pasur.
Sipas tij, ky program nuk do të jetë program dëshirash, por i bazuar në kapacitetet që ka komuna, do të ketë në epiqendër qytetarin, si dhe rritjen dhe kualitetin e shërbimeve për qytetarët.
Arsimi, shëndetësia, infrastruktura, shtoi ai, do të jenë po ashtu vetëm disa nga shtyllat kryesore në të cilat do të fokusohet programi i LDK-së.
“Tash jemi pothuajse në përfundim e sipër të programit. Kemi angazhuar shumë ekspertë, edhe nga strukturat e LDK-së që kanë qenë, njerëz të respektueshëm me përgjegjësi jashtëzakonisht të madhe me të cilën kanë udhëhequr në të kaluarën, mirëpo edhe ekspertë tjerë të respektuar të qytetit tonë… Me të gjitha këto besoj se programi ynë do të jetë jashtëzakonisht i pasuruar, mirëpo edhe një program i bazuar në kapacitetet të cilat i ka komuna, jo program i dëshirave. Ne kryesisht do të ndalemi në rritjen dhe kualitetin e shërbimeve për qytetarët, sepse ky është roli i Administratës Komunale dhe i Komunës në përgjithësi…Ne jemi dëshmitarë të gjendjes së pastërtisë, kaosit urbanistik. Shkollat, shëndetësia, këto do të jenë shtyllat kryesore në të cilat ne do t’i orientojmë angazhimet tona dhe punën e programit të LDK-së”, potencoi Kamberi.
Ai ka porositur qytetarët që të jenë të vëmendshëm në orientimin e votës së tyre, dhe të kenë parasysh programet e prezantuara nga ana e partive, por edhe kandidatët për të cilët mendojnë se do t’i përfaqësojnë ata në mënyrë më të denjë.
“Unë elektoratit dhe qytetarëve tonë iu bëj thirrje që të jenë pjesë e përditshme e shpalosjes së programeve, programit tonë dhe të kandidatëve tjerë. Ta marrin me seriozitet se cili program është më i arsyeshëm, më i kapshëm dhe vota e qytetarit tonë të orientohet tek programi, tek kandidati, tek njerëzit që në mënyrë të denjë do t’i përfaqësojnë qytetarët e Mitrovicës, sepse jemi dëshmitarë kohët e fundit të një zbehje të krenarisë mes qytetarit dhe institucioneve të komunës”, theksoi Kamberi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A