LAJMI I FUNDIT:

Frashër Krasniqi ka një pyetje për ministrin Nenad Rikalo (Dokument)

Frashër Krasniqi ka një pyetje për ministrin Nenad Rikalo (Dokument)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi sot ka dorëzuar pyetje parlamentare ndaj ministrit Nenad Rikalo.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se pyetja e tij lidhet me të kaluarën e tij dëshmitë e banorëve për tortura gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë.


“Sapo dorëzova pyetje parlamentare ndaj ministrit Nenad Rikalo. Pyetja e parë parlamentare në Kuvend do të lidhet me të kaluarën e tij dhe dëshmitë e banorëve shqiptarë për tortura gjatë luftës. Ramush Haradinaj le ta dijë që nuk do të mund të na i kthejë në pushtet banditët e Arkanit dhe Millosheviqit”, ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/