LAJMI I FUNDIT:

Messi iu ka shënuar 138 portierëve, por janë katër që kanë arritur ta mbajnë portën e paprekur përball argjentinasit (Foto)

Messi iu ka shënuar 138 portierëve, por janë katër që kanë arritur ta mbajnë portën e paprekur përball argjentinasit (Foto)

Lionel Messi është një makineri e golave dhe këtë e dëshmon fakti se portieri italian i Juventusit, Gianluigi Buffon, u bë portieri i 138 që futet në listën e portierëve që argjentinasi iu ka shënuar.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka shënuar shumë gola që nga paraqitja e tij e parë me Barcelonën, duke u bërë makth i portierëve, ku nga emrat e mëdhenj të gjithë tani janë futur tashmë në ‘listën e tij të zezë’ të shënimeve.


Messi u ka shënuar 138 portierëve gol, Buffon futet në listë (Foto)
Lexo po ashtu Messi u ka shënuar 138 portierëve gol, Buffon futet në listë (Foto)

Megjithatë, janë katër portierë, ku njëri është i njohur dhe tre tjerë mund të mos keni dëgjuar asnjëherë për ta, që kanë arritur ta mbajnë portën e paprekur kur kanë luajtur përball sulmuesit argjentinas.

Braziliani Julio Cesar, i njohur më së shumti me kohën e tij si portier i Interit, u përball me Messin në dy raste dhe frenoi argjentinasin në të dy rastet, duke e mbajtur portën e paprekur.

Julio Cesar

Portieri Renan Brito Soares, dikur te Valencia dhe Xerez në Spanjë, ka luajtur kundër Messit në tri raste, duke mbajtur portën e pastër në çdo njërën nga këto tri ndeshjes.

Renan Brito Soares

Uruguaiani Sebastian Vieira është gjithashtu i barabartë me brazilianin, ndërsa ish-portieri i Villarrealit e mohoi Messin në tre ndeshjet e tij kundër që i pati.

Mario Sebastian Viera

Dhe së fundi, portieri i vetëm që e ka ndaluar Messin që të gjejë rrjetën në katër ndeshje kundër tij, është Sergei Ryzhikov i Rubin Kazan.

Rumuni 39-vjeçar, dy herë fitues i Ligës Premier, ka takuar 30-vjeçarin argjentinas në katër ndeshje të ndryshme të Ligës së Kampionëve në 2009/10 dhe 2010/11 respektivisht, duke barazuar dy herë, duke fituar një herë, duke humbur një herë, por duke lënë Messin pa asnjë gol. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori