LAJMI I FUNDIT:

Shalqiri ndihmon në zvogëlimin e shtypjes së gjakut

Shalqiri ndihmon në zvogëlimin e shtypjes së gjakut

Shtypja e lartë e gjakut apo hipertensioni, është fenomen i rrezikshëm i cili mund të shpie deri te sulmet e zemrës apo trurit.

Një studim i vitit 2014 nga Universiteti Shtetëror i Floridas ka sugjeruar se shalqiri – apo të paktën ekstrakti i vlerave ushqyese të shalqirit – është armë e fortë kundër shtypjes së gjakut, e veçanërisht te personat mbipeshë.

Këtë konstatim e kanë mbështetur edhe disa zbulime të vitit 2010.


Hulumtimet sugjerojnë se ky ushqim funksional ka efekt vasodilator, dhe ky mund ta parandalojë para-hipertensionin të kalojë në hipertension.

Përveç shalqirit, ushqime tjera të cilat e parandalojnë shtypjen e lartë të gjakut janë bananet, avokadotë, boronicat, etj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Më në fund vaksinë kundër HIV-it?

Më në fund vaksinë kundër HIV-it?

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori