LAJMI I FUNDIT:

Reformatorët e OBRM-PDUKM-së në takime në SHBA

Reformatorët e OBRM-PDUKM-së në takime në SHBA

Anëtari i iniciativës për reforma të brendshme në OBRM-PDUKM, Aleksandar Mihajlloski, ndodhet për vizitë një javore në Washington të SHBA-ve, ku do të ketë takime pune me përfaqësues të Senatit, Kongresit dhe Departamentit të SHBA-ve.

Siç thuhet në njoftimin e inicuesve për reforma në OBRM-PDUKM, gjatë ditës së djeshme Mihajlloski është takuar me këshilltarët e senatorit Jonn McCain, kongresmenët Paul Michel, Rendy Weber, Donald Beyer, Tom Marino, Adam Smith, si dhe me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim është biseduar për ngjarjet politike në Maqedoni dhe për aktivitetet e iniciativës për reforma brenda partiake në OBRM-PDUKM.


“Jam i lumtur që SHBA-të në Maqedoni kanë gjetur mikun dhe aleatin e vërtetë, për këtë arsye edhe erdhëm në përfundim që të vazhdojmë edhe më tej me bashkëpunim dhe thellim të miqësisë”, tha Mihajlloski./Telegrafi/