LAJMI I FUNDIT:

Motrat Vjollca kanë nisur përgatitjet e dasmës, Marina ‘paralajmëron’ Luanën (Foto)

Motrat Vjollca kanë nisur përgatitjet e dasmës, Marina ‘paralajmëron’ Luanën (Foto)

Pak orë para dasmës së madhe në familjen e tyre, Vjollcat janë të gjitha të angazhuara për të shkëlqyer në një ditë shumë të rëndësishme për to. Emocionet e familjes së Marina Vjollcës, e cila sot do të kurorëzojë dashurinë e saj me reperin Getar Selimin, kanë nisur. Sot, ato do të jenë dëshmitare në një dasmë madhështore në Gjirin e Lalzit në Durrës.

Orët e mëngjesit të sotëm, i kanë gjetur në këmbë pothuaj të gjitha Vjollcat. Ndër të parat që janë zgjuar herët këtë mëngjes janë mbesat e Marinës dhe Luanës, Jori dhe Kledisa Paloka, të cilat kanë ndarë disa momente përgatitjeje edhe me miqtë e rrjeteve sociale.


Në Instagramin e tyre, Kledisa dhe Jori kanë zbuluar edhe një dhuratë të madhe për Marinën – një buqetë gjigante me trëndafila të kuq dhe dy gërmat e para të emrave të çiftit me trëndafila të bardhë. Po ashtu, ato kanë postuar momente nga zgjedhja e këpucëve dhe sandaleve, si edhe përgatitjet në parukeri.

Ajo që nuk mund të qëndrojë në heshtje në një ditë si kjo është, pa dyshim, Luana, që sot po përcjell drejt altarit gjysmën e saj, siç e quan ajo. Emocionet e mëdha të Luanës do të kemi rast t’i shohim pak orë më vonë, por mëngjesin, bukuroshja bionde e ka nisur me “sherr”, shkruan revista class.

Një komunikim me të motrën pak orë më parë, Luana e ka ndarë edhe me miqtë e saj në Instagram. Ndër të tjera, mes bisedës, ajo e quan edhe “nuse e çmendur” të motrën, e cila ka filluar ta ngacmojë për darkën e madhe, madje edhe paralajmërojë për se do t’i bëjë edhe “kështu pyetjesh”.

Nga biseda nuk kuptohet se ç’qëllim ka Marina, por Luanës nuk i pëlqen “paralajmërimi.”

Ne të gjithë e njohim dhe e dimë natyrën me lozonjare dhe më “ngacmuese” të Luanës, por nuk duhet të harrojmë edhe që Marina është motra e saj. Koha për të marrë “hak” ndaj Luanës?

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i

Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Kalo në kategori