Ministri Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në një intervistë për Deutsche Welle tha se në rajon ende ekzistojnë çështje të cilat nuk janë zgjidhur në tërësi dhe dëshiron që Maqedonia të nxirret nga pasiguria dhe të jetë vend si shumica e vende anëtare të BE-së, me shoqëri demokratike në të cilën mbisundon e drejta, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në lidhje me aspiratat e vendit për hyrje në BE dhe NATO, tha se është prioritet absolut, sepse me pozitë gjeografike i takon Evropës, gjithsesi se dëshira është që Maqedonia të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s dhe kjo është strategji shumë e rëndësishme për stabilitetin tonë.
“Gjatë vizitës së ministrit grek Kotzias, i diskutuam masat për ndërtimin e besimit. Akoma nuk i kemi filluar negociatat. Ato definitivisht do të fillojnë para fundit të vitit. Unë e bëj atë që mendoj se është puna e diplomatëve: zgjidhja e problemeve dhe hapja e dyerve për krijimin e miqve dhe ndoshta ne nuk mund ta ndryshojmë historinë por mund të tentojmë të ndikojmë për një të ardhme më të mirë për qytetarët tonë”, u shpreh Dimitrov në pyetjen për negociatat me Greqinë.
Sa i përket pritjeve në lidhje me qëndrimin e Athinës, a pritet që të ndalet bllokimi i tyre për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE dhe se është e gatshme Republika e Maqedonisë për Kompromis rreth çështjes së emrit, Dimitrov tha se në fakt, kontesti rreth emrit nuk duhet të jetë pengesë për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike.
Në lidhje me Rutën ballkanike, Dimitrov tha se duhet të bëhet gjithçka që ajo të mbetet e mbyllur, sepse të gjithë, përfshirë edhe refugjatët, kanë nevojë për ndihmë të organizuar dhe duhet të luftohet kundër migrimit joligjor. Ndërsa në pyetjen se në qoftë se Maqedonia bëhet pjesë e BE-së, a do të pajtohet t’i pranojë refugjatët, ai tha se interesi parësor i qytetarëve të Maqedonisë është anëtarësimi në BE dhe më pas do të jetë e gatshme për të ndajtur barrën me BE-në./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLaert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Vdes edhe personi i dytë pas të shtënave me armë në Klinë
Veliu: Askush dhe asnjë forcë nuk mund të më largoj nga LDK-ja
Mendimi paralajmëron shi dhe borë të enjten - temperaturat në rënie
Gjuajtje me armë në Klinë, një i vrarë dhe një i plagosur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit