LAJMI I FUNDIT:

Milani përkrah idenë e Ligës Premier: Të shkurtohet afati kalimtar ose të bëhet vetëm një afat transferimesh   

Milani përkrah idenë e Ligës Premier: Të shkurtohet afati kalimtar ose të bëhet vetëm një afat transferimesh   

Drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli është pro shkurtimit të afatit kalimtar të transferimeve, që nënkupton që ai të përfundoj përpara se të fillonte sezoni i Serie A.

Dje (e enjte), Liga Premier angleze njoftoi se afati kalimtar i verës së ardhshme do të mbyllet para fillimit të sezonit, me Juventusin, Romën, Torinon dhe Interit që të gjithë kanë dal në favor të një qasjeje të ngjashme edhe në Itali, teksa të fundit janë edhe Milani që e përkrahin.

“Jam shumë në favor të tij. Sinqerisht, afati i transferimeve është shumë i gjatë dhe shkakton probleme për trajnerët të cilët tashmë po luajnë ndeshje zyrtare”, ka thënë fillimisht Mirabelli Premium Sport.


“Është e drejtë që të kufizohet koha e afatit kalimtar të transferimeve”.

“Tani kemi 31 gusht me shumë ndeshje të luajtura dhe nuk mund të punosh shumë mirë me disa lojtarë të cilët e dinë se mund të ndryshojnë skuadrat”.

“Nuk e konsideroj kohën e duhur për afatin e transferimeve, të gjitha klubet – duke përfshirë edhe ne – kanë pasur probleme me sjelljen e lojtarëve apo agjentëve”.

“Është e drejtë që afati i transferimeve të jetë më e shkurtër, dhe do të vuri re se edhe në janar një muaj është shumë për transferime”.

Drejtuesit e Milani, Mirabelli dhe Fassone

“Do të doja të shihja vetëm një afati kalimtar në mes të sezonit, kur ligat të ndalen për pushimin e tyre të dimrit”.

“Duke pasur një afat kaq të gjatë transferimesh është një acarim, kështu që unë do ta ndaloja atë një javë apo edhe 10 ditë para fillimit të ndeshjeve zyrtare, sepse nganjëherë mund të përfundoni në situata të turpshme”, përfundoi drejtuesi i Rossonerëve. /Telegrafi/