LAJMI I FUNDIT:

Marotta: Duhet të marrim shembull Ligën Premier për shkurtimin e afatit kalimtar

Marotta: Duhet të marrim shembull Ligën Premier për shkurtimin e afatit kalimtar

Menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta mirëpret lëvizjen e Ligës Premier për ndryshimin e afatit të transferimeve dhe dëshiron që Serie A të ndjekë këtë shembull.

Është njoftuar sot se klubet angleze tani do të jenë në gjendje të blejnë lojtarë deri të enjten e fundit para fillimit të ligës.


Marotta, i cili është gjithashtu President i Shoqatës së Drejtuesve të Sporteve, ka kohë që ka qenë një avokat i qasjes së tij dhe është pyetur nga Sky për reagimin e tij ndaj këtë vendimi të Ligës Premier.

Anglezët votojnë për shkurtimin e afatit kalimtar, blerjet të kryhen para nisjes së kampionatit
Lexo po ashtu Anglezët votojnë për shkurtimin e afatit kalimtar, blerjet të kryhen para nisjes së kampionatit

“Ky është një vendim të cilin e prita me kënaqësi të madhe”, ka thënë fillimisht Marotta për Sky.

“Është zgjedhja e duhur. Duke pasur një afat kalimtar kaq të gjatë transferimesh krijohen trazira, një klub i mirëfilltë ka sukses duke planifikuar një fushatë transferimesh”.

Nga Szczesny te Costa, milionat e Juves që mbeten në bankën rezervë në dy javët e para në Serie A
Lexo po ashtu Nga Szczesny te Costa, milionat e Juves që mbeten në bankën rezervë në dy javët e para në Serie A

“Tregu i transferimeve duhet të jetë i kufizuar, nuk mund të keni lojtarë që lëvizin kur ligat kanë filluar tashmë”.

“Liga jonë e Serie A tani duhet t’i drejtohet FIGC-së, me një opinion të fortë që vjen nga të gjitha klubet”.

“Vendimi është për Federatën, por të gjitha ligat e mëdha duhet të jenë në një vijë”, përfundoi menaxheri i përgjithshëm i Juventusit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Kalo në kategori