LAJMI I FUNDIT:

Nga Szczesny te Costa, milionat e Juves që mbeten në bankën rezervë në dy javët e para në Serie A

Nga Szczesny te Costa, milionat e Juves që mbeten në bankën rezervë në dy javët e para në Serie A

Juventusi ka goditur në afatin kalimtar veror duke blerë shumë lojtarë të njohur. 

Max Allegri kishte kërkuar përforcime në disa pozicione, sidomos  në krahët e sulmit.


Por Juventusi përveç krahëve është përforcuar edhe mesfushë, mbrojtje dhe në pozitën e portierit.

Portieri Szczesny i ardhur në këtë verë ende nuk e ka zhvilluar asnjë minutë me fanellën bardhezi, pasi Buffon vazhdon të jetë në formë të lartë.

Ardhja e Benedikt Howedes ka zvogëluar tashmë minutat e Lichtsteiner, pasi edhe më parë kishte ardhur edhe Mattia De Sciglio. Por asnjëri nga ta nuk ka debutuar në Serie A me fanellën bardhezi.

Pjanic dhe Matuidi, nga minuta e parë me Chievon 

Edhe në mesfushë Allegri ka kokëçarje pas ardhjet së Blaise Mautidi. Francezi është futur në lojë nga banka në dy ndeshjet ndaj Caglirarit dhe Genoas.

Aty është edhe Samih Khedira që ka problem me lëndimin, sikurse edhe Claudio Marchisio. Këtë javë Matuidi do të luajë nga fillimi.

Ardhje tjetër është edhe Rodrigo Bentancur, që ka zhvilluar disa minuta në Genoa.

Bernardeschi si Dybala?

Një tjetër punë e vështirë e Allegrit është që t’i gjejë minuta blerjes më të shtrenjtë të Juventusit këtë verë, Frederico Bernardeschit.

Bernardeschi duke nënshkruar kontratën me Juventusin

Mendohet që ai mund të luajë në vend të Dybalas në formacionin 4-2-3-1. Ai ende nuk ka debutuar me Juven në Serie A.

Në krahë vend mund të gjejë edhe Douglas Costa në vend të Cuadrdos në këtë javë duke e zhvilluar ndeshjen e parë nga minuta e parë me Juventusin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori