LAJMI I FUNDIT:

LDK për zhvillimet në Kuvend: Koalicioni që diktohet nga Lista Serbe dhe pazargjinjtë

LDK për zhvillimet në Kuvend: Koalicioni që diktohet nga Lista Serbe dhe pazargjinjtë

Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh keqardhje për zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se “u konfirmua katërçipërisht se koalicioni që sot e zgjodhi kryetarin e Kuvendit, diktohet plotësisht nga Lista Serbe dhe pazargjinjtë”.

Në komunikatën e LDK-së thuhet se “Sot, koalicioni i sekserëve, dëshmoi po ashtu, se përfaqëson vetëm interesat e ngushta të tre individëve, të cilët synojnë të jenë në tri pozitat kryesore të shtetit, duke mos zgjedhur mjete dhe duke mos pasur asnjë konsideratë për të ardhmen e shtetit”.

“Lidhja Demokratike ka vërejtur se marrëveshjet e koalicionit dhe pazaret e lidhura janë në kundërshtim me ligjin dhe me Kushtetutën. Prandaj, e konsideron shumë të dëmshme që Kosova të qeveriset nga struktura të tilla”, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.


“Lidhja Demokratike u mbetet besnike zotimeve para anëtarësisë dhe qytetarëve se nuk do të bëjë koalicion me ata që e kanë kapur shtetin, me ata që simbolizojnë krimin dhe korrupsionin.

LDK do të jetë në koalicion me qytetarët për të kundërshtuar çdo të keqe që i bëhet Kosovës nga një qeverisje pa legjitimitet të shumicës shqiptare”.

Më tej, “LDK rithekson përkushtimin që të mobilizohet tërësisht në misionin e shenjtë për çkapjen e shtetit dhe për të mos toleruar që institucionet e Kosovës të dirigjohen nga Serbia”.

“Këtë e ka dëshmuar edhe kryeministri, njëherësh kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili gjatë mandatit të deritashëm në Qeveri, nuk ka pranuar në asnjë moment të dirigjohet nga Lista Serbe, as për krijimin e institucioneve, as për Ligjin e Trepçës, dhe për asnjë çështje të rëndësishme shtetërore, duke i përjashtuar nga kabineti të gjithë ata që nuk kanë punuar në përputhje me ligjet e shtetit”.

“Ndërkaq, koalicioni i sekserëve, edhe kohën e mbajtjes së seancave e cakton me leje të Listës Serbe, të cilës iu dhurua edhe një Ministri shtesë si koncesion i radhës për të krijuar një Qeveri pa legjitimitet qytetar”.

“Kryetari i zgjedhur i Kuvendit vetëm me votën e pozitës, mund të ketë besimin e atyre që e kanë votuar, por LDK e konsideron përgjegjësin kryesor i cili, për motive dhe interesa personale dhe me logjikë konspirative, organizoi rrëzimin e shumicës shqiptare në Kuvend, për të sjellë organin më të lartë legjislativ në varësi të plotë nga Lista Serbe dhe Serbia”, thuhet në komunikatën e LDK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Lajme
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori