LAJMI I FUNDIT:

Nakane: Japonia do ta përkrahë Maqedoninë drejt eurointegrimeve

Nakane: Japonia do ta përkrahë Maqedoninë drejt eurointegrimeve

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, sot realizoi takim me Kazuyuki Nakane, ministër shtetëror për punë të jashtme i Japonisë, i shoqëruar nga delegacioni japonez dhe ambasadorja e Japonisë në Shkup, Keiko Haneda.

Ministri japonez për punë të jashtme, Nakane uroi Zaevin për marrjen detyrës së kryeministrit dhe vlerësoi se me formimin e qeverisë së re është bërë hapi i parë drejt stabilitetit të shtetit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Japonia mbështet proceset reformuese në Maqedoni dhe integrimin e shtetit në BE dhe NATO. Japonia është e interesuar për siguri dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe është e gatshme të mbështet proceset e nevojshme për këto qëllime”, tha ministri japonez Nakane.


Në takim gjithashtu u bisedua edhe për mundësitë e hapura për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes Maqedonisë dhe Japonisë dhe për investuesit potencial japonez.

Nakane vlerësoi se ekziston klimë pozitive në Maqedoni për bashkëpunim ekonomik./Telegrafi/