LAJMI I FUNDIT:

Pamje të frikshme nga Rusia: Rrugët bëhen lumenj, uji gati “merr me vete” një fëmijë në karrocë (Video)

Pamje të frikshme nga Rusia: Rrugët bëhen lumenj, uji gati “merr me vete” një fëmijë në karrocë (Video)

Një video dramatike që tregon njerëzit që përpiqen dhe nuk arrijnë të ndalojnë ujin që gati “merr me vete” një karrocë me një fëmijë brenda saj dhe pamje të tjera tregojnë gjendjen e krijuar në Ufa, Rusi, e cila u godit të hënën nga një përmbytje e fuqishme.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që vijnë nga kryeqyteti i Republikës Ruse të Bashkortostanit, që ndodhet midis lumit Vollga dhe maleve të Uralit, e cila u pushtua nga dy orë shiu i rëndë me breshër të rastit.

Pamjet nga Ufa treguan skena dramatike nga rrugët e përmbytura, ndërsa makinat po përpiqeshin ngadalë të lundronin përmes thellësive herë të ujit.


Autoritetet lokale kanë thënë se 1.500 shpëtimtarë u vendosën në përgjigje të fatkeqësisë.

Përmbytja preku disa nga ndërtesat e qytetit, ndërpreu operacionet hekurudhore dhe shkaktoi bllokime masive të trafikut në zonat më të prekura. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=l-_YNduks8w

https://www.youtube.com/watch?time_continue=15&v=9su2_sYBDcg

https://www.youtube.com/watch?v=8qE1S0K82Rs

https://www.youtube.com/watch?v=0BtK0i-Sl1Y