Familja Hoxha nga Bellanica është e indinjuar me zvarritjen, sipas saj, të procesit gjyqësor ndaj Fatmir Limajt, i cili po gjykohet për vrasjen e familjarit të tyre, Ramizit, më 2 tetor 1998.
Kjo familje, e cila në këtë gjykim është palë e dëmtuar, kërkon nga organet e drejtësisë të Kosovës që të marrin masa që procedura gjyqësore të zhvillohet sa më shpejt.
Në një letër dërguar në KALLXO.com, Fadil Hoxha thekson se po bëhet gati një vit që nga ngritja e aktakuzës, e deri tani është mbajtur vetëm seanca e fjalës hyrëse.
“Ne e kemi kundërshtuar kërkesën e avokatit Rrecaj, i cili në fjalën hyrëse kërkoi që të gjitha provat dhe dëshmitë vetëm të lexohen. Unë kam kërkuar të vinë të gjithë dëshmitarët në proces”, thekson Fadil Hoxha, djali i Ramiz Hoxhës, i cili bashkë me Selman Binishin nga Banja janë ekzekutuar më 2 tetor 1998 nga persona të maskuar, për të cilët Prokuroria Speciale pretendon se kanë qenë ushtarë të UÇK-së dhe se zona në atë kohë ishte nën përgjegjësinë e të akuzuarit Limaj.
Nga ajo seancë, sipas tij, kanë kaluar 80 ditë deri në seancën e djeshme, e cila nuk u mbajt për shkak se mbrojtja e të akuzuarit e kishte njoftuar Gjykatën se nuk do të vinin për shkak të gjendjes shëndetësore të avokatit Tahir Rrecaj.
Prokuroria Speciale e Kosovës më 28 tetor të vitit 2016 ngriti aktakuzë ndaj Limajt lidhur me vrasjen e dy civilëve shqiptarë gjatë luftës. Aktakuza e ngarkon të pandehurin Fatmir Limaj se si pjesëtar i UÇK-së dhe komandant i Brigadës 121, nuk ka ndërmarrë masa të arsyeshme dhe të nevojshme brenda kompetencave të tij për ta parandaluar apo për të ndalur vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.
Sipas Prokurorisë Speciale, Ramiz Hoxha nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishi nga fshati Banjë, komuna e Malishevës, më 2 tetor 1998 janë marrë në afërsi të xhamisë së fshatit Bellanicë dhe janë ekzekutuar në hyrje të fshatit Kravasari.
Prokuroria në aktakuzë pretendon se Fatmir Limaj i ka parë kufomat e viktimave dhe e ka ditur për krimin e kryer, mirëpo me vetëdije nuk ka ndërmarr masa drejt zbulimit të kryesve të këtij krimi dhe rastin asnjëherë nuk e ka paraqitur te organet kompetente për hetim dhe ndjekje. /kallxo/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOperacion shpëtimi në Novobërdë, nuk dihet arsyeja
Ambasadori i Suedisë kërkon nga Kosova të dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Kushtetuese
Përkujtohen 14 ushtarët britanikë që humbën jetën në Kosovë, përcillen mesazhe për paqe
Trupat letoneze të KFOR-it kryejnë patrullime në Zubin Potok
Gjobitet 22 vjeçari nga Ferizaj, e drejtoi veturën nën masën mbrojtëse
Sibel Halimi pranon nominimin për deputete të LDK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Sjellja e Mbappes kur Vinicius shënoi gol tregon më së miri se çfarë po ndodh mes dyshes te Reali
Blerina Kllokoqi Rugova tregon se si poduksioni i BBVK ua hoqi me dhunë banorëve logon e brendit të saj në veshjet e tyre
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut në Rusi
Emri i legjendës së Real Madridit është bërë trend në rrjetet sociale pas lëndimit të Militaos
Guti i kërkon Realit transferimin e lojtarit legjendar: "Ai është pa ekip, anësor dhe qendror, me kosto zero"
A mund Donald Trump të bëhet sërish president në vitin 2028?