LAJMI I FUNDIT:

Kosova U-21 humb nga Gjermania, përkundër paraqitjes së mirë (Video)

Kosova U-21 humb nga Gjermania, përkundër paraqitjes së mirë (Video)

Kosova ka zhvilluar një ndeshje të mirë përballë Gjermanisë, por ka pësuar me rezultat 1-0.

Natyrisht gjermanët ishin më të mirë, por djelmoshat e Rafet Prekazit u treguan të matur në mbrojtje.

Kosova u mbrojt mirë deri në minutën e 45-të, kur pësuan një gol të bukur nga Maximilian Eggestein.


Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në pjesën e dytë nuk kishte më gola.

Kosova pas katër ndeshjeve ka gjashtë pikë dhe mban vendin e dytë. /Telegrafi/