LAJMI I FUNDIT:

Rregullat e FIFA-s, ndeshja Kroaci-Kosovë duhet të zhvillohet para muajit nëntor

Rregullat e FIFA-s, ndeshja Kroaci-Kosovë duhet të zhvillohet para muajit nëntor

Ndeshja në mes të Kosovës dhe Kroacisë është ndërprerë për shkak të reshurave të mëdha atmosferike.

Shiu i madh ka rënduar terrenin e fushës së stadiumit Maksimir dhe takimi u ndërpre mbrëmë në minutën e 22-të, por nuk dihet se kur do të vazhdojë.

Megjithatë, rregullat e FIFA-s rreth ndërprerjes së një ndeshje janë mjaft të qarta dhe pritet të zbatohen në përpikëri prej të dyja skuadrave.


Këto janë rregullat me rastin e ndërprerjes së një ndeshje:

1. Nëse ndeshja ndërpritet nga të reshurat atmosferike, ajo do të rifillojë që nga minuta kur u ndërpre

2. Në fushë duhet të jenë lojtarët e njëjtë, gjithashtu edhe në bankën rezervë

3. Loja vazhdon në pikën ku është ndërprerë (rivënie këndore, goditja e lirë,…)

4. Nëse ndeshja nuk fillon ditën e nesërme, dy federatat i ndajnë kostot e shpenzimeve për ekipin mysafirë për të riardhur.

Kjo teorikisht do të thotë se edhe në qoftë se ndeshja vazhdon muajin e ardhshëm, lojtarët e njëjtë duhet të jenë në fushë. Pavarësisht nëse, për shembull, dikush është në formë të tmerrshme, ose, nga ana tjetër, merr një karton të kuqe në takimin me Turqinë, përkatësisht me Finlandën ditën e martë. Përjashtimi i vetëm është sigurisht një lëndim.

Gjithashtu duhet të llogariten edhe ditët që skuadra duhet të mblidhet, lojtarët të vijnë nga klubet, bëjnë stërvitjet, të cilat minimum marrin kohë tre ditë.

Takimet e ardhshme janë në fillim të muajit tetor, ku zhvillohen dy ndeshjet e fundit të kualifikuesve dhe në nëntor, barazhi i kualifikueseve.

Megjithatë, rregullat e FIFA-s thonë se të gjitha ndeshjet e rregullta të kualifikueseve duhet të përfundohen para barazhit dhe kjo do të thotë se ndeshja mes Kosovës dhe Kroacisë më së voni do të zhvillohet deri në fund të muajit tetor.

Gjatë një termini mund të luhen vetëm dy ndeshje dhe kjo rregulli është në fuqi, si pjesë e mbrojtjes së lojtarëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Serie A
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Serie A
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Premier League
Joao Felix arrin në Milano, marrëveshja mes klubeve është arritur

Joao Felix arrin në Milano, marrëveshja mes klubeve është arritur

Serie A
Kalo në kategori