Ndonëse subvencionet shihen si masa stimuluese për bujqit, fermerët ankohen se nuk po i marrin me kohë këto mjete. Ministria e Bujqësisë ka bërë të ditur, për Radio Kosovën, se tashmë janë kryer 90 për qind e pagesave direkte dhe se ka mbet një numër i vogël pa u kryer. Sipas kësaj ministrie, pjesa e mbetur ka pasur probleme në dokumentacionet e aplikimit.
Hysni Krasniqi, bujk, i cila ka afër 22 hektarë tokë të punueshme dhe për të cilat ka aplikuar për subvencione në mars të këtij viti, ende nuk është vizituar asnjëherë nga ekipet inspektuese të Ministrisë së Bujqësisë.
Ai tha se nuk ka pasur probleme në dokumentacion. Krasniqi tha se këto subvencione nuk mbulojnë as 10 për qind të shpenzimeve dhe se vonesat po shkaktohen nga neglizhenca e inspektuesve në teren.
“I kam afër 22 hektarë, ende nuk kanë ardhur t’i kontrollojnë sipërfaqet e mbjella dhe nuk kemi marrë subvencione. Me subvencione të vonuara nuk ka përparim në bujqësi. Vonesat po shkaktohen nga neglizhenca e inspektorëve që dalin në teren t’i inspektojnë të mbjellat”, tha Krasniqi.
Divizioni për Informim në Ministrin e Bujqësisë, në një përgjigje me shkrim, i ka thanë Radio Kosovës se tashmë pagesat direkte për sipërfaqet me grurë janë kryer për 90 për qind të aplikuesve. Mirëpo, ka mbet edhe një numër i vogël, që për shkak të gabimeve në dokumentacion nuk i kanë marrë subvencionet. E për të cilat, Ministria e Bujqësisë thotë se do të përfundojnë deri me 20 dhjetor të këtij viti, raporton Radio Kosova.
150 euro për hektar të mbjella me grurë dhe 300 euro për sipërfaqe me perime-kulturë, janë shumat që ndanë ministria për bujqit.
Subvencione këto që, sipas ministrisë në fjalë, kanë shtyrë bujqit të merren me shumë me punimin e tokave. E që në përqindje nga viti kur kanë filluar të ndahen subvencionet rritja është 20 për qind, në sipërfaqe të përgjithshme.
Sivjet, në kuadër të Programit të Pagesave Direkte për të gjithë sektorët Ministria e Bujqësisë ka paraparë gjithsej 25 milionë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City