LAJMI I FUNDIT:

Derby della Madonnina këtë vit zhvillohet në mbrëmje

Derby della Madonnina këtë vit zhvillohet në mbrëmje

Pas eksperimentit të vitit të kaluar, kur “Derby della Madonnina” u luajt pak pas mesdite, në orën 12:30, supersfida milaneze e këtij sezoni do të rikthehet në mbrëmje, të dielën e 15 tetorit në orën 20:45.

Liga italiane e futbollit “Lega Calcio” ka komunikuar kalendarin e ndeshjeve, atyre që do të luhen të premteve, të shtunave dhe të dielave, deri në javën e 17 të kampionatit të Serie A, pas hedhjes së shortit.

Pas ndërprerjes së kësaj jave për shkak të ndeshjeve kualifikuese të Botërorit, kampionati italian rifillon më 9 shtator në orën 18, kur Juventusi të përballet me Chievon në orën 18:00 për javën e tretë, ndërsa në po të njëjtën ditë, në orën 20:45, Roma do të luajë në transfertën xhenoveze, kundër Sampdorias.


Të dielën, Interi luan në mesditë ndaj Spalit në “San Siro”, ndërsa në mbrëmje do të shohim Bologna-Napoli në orën 20:45.

Nga ana tjetër, derbi i Torinos është programuar për t’u luajtur më 23 shtator në orën 20:45, ai i Romës të shtunën e 18 nëntorit në orën 18:00, ai i Xhenovës të shtunën e 4 nëntorit në 20:45, ndërsa derbi i Veronës më 22 tetor në orën 12:30, transmeton Top Channel.

Një detaj kurioz është fakti që sfida Napoli-Juventus do të luhet të premten e 1 dhjetorit, në 20:45.

Ndërsa të hënën e kësaj jave të Serie A do të luhen plot 8 ndeshje.

Sa u përket ndeshjeve që do të luhen në mesjavë, të martave do të luhen dy ndeshje, më 19 shtator Bologna-Inter dhe më 24 tetor Inter-Sampdoria, me ndeshjet e tjera që luhen të mërkurave.

Në trend Sport

Më shumë
Arne Slot i përgjigjet lojtarit të Liverpoolit pasi ai kërkoi publikisht të largohej nga klubi

Arne Slot i përgjigjet lojtarit të Liverpoolit pasi ai kërkoi publikisht të largohej nga klubi

Premier League
Salah mund të transferohet falas tek gjiganti italian sezonin e ardhshëm

Salah mund të transferohet falas tek gjiganti italian sezonin e ardhshëm

Serie A
UEFA ia beson ndarjen e drejtësisë në ndeshjen Sporting – Real Madrid katër gjyqtareve shqiptare

UEFA ia beson ndarjen e drejtësisë në ndeshjen Sporting – Real Madrid katër gjyqtareve shqiptare

Liga e Kampionëve
Konfirmohen dy mungesa të mëdha të Real Madridit për ndeshjen ndaj Real Sociedadit

Konfirmohen dy mungesa të mëdha të Real Madridit për ndeshjen ndaj Real Sociedadit

La Liga
Jorge Mendes ia rekomandoi Barcelonës dhe PSG-së shkëmbimin e dy lojtarëve këtë verë

Jorge Mendes ia rekomandoi Barcelonës dhe PSG-së shkëmbimin e dy lojtarëve këtë verë

Ndërkombëtare
Gundogan mbeti tejet i zhgënjyer me sjelljen e dy ish-bashkëlojtarëve të tij tek Barcelona

Gundogan mbeti tejet i zhgënjyer me sjelljen e dy ish-bashkëlojtarëve të tij tek Barcelona

La Liga
Kalo në kategori