LAJMI I FUNDIT:

“Parku i thikave”: Askush nuk ka mundur të ecë deri në fund këmbëzbathur, rrezikohen nga shkëmbinjtë e mprehtë (Foto/Video)

“Parku i thikave”: Askush nuk ka mundur të ecë deri në fund këmbëzbathur, rrezikohen nga shkëmbinjtë e mprehtë (Foto/Video)

Parku nacional “Tsingi de Bemaraha” në Madagaskar, është një mrekulli natyrore që gjendet në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s që nga viti 1990.

Ky park shtrihet në rreth 1.500 metra katrorë në pjesën veriperëndimore të Madagaskarit, dhe ofron disa prej peizazheve natyrore më spektakolare në botë, transmeton Telegrafi.


Pjesa më e madhe e këtij parku është e mbuluar me drunj, por atë e bën unik lumi Manambolo dhe forma e thepisur e shkëmbinjve.

Për shkak të shkëmbinjve të mprehtë ky park ka marrë emrin jozyrtar  “parku i thikave”.

Bëhet fjalë për një zonë që askush deri më sot nuk ka arritur deri në fund ta kalojë në këmbë. Nuk është rastësi që fjala “tsingi”, që sipas gjuhës së atij vendi do të thotë se askush nuk mund të ecë këmbë zbathur. /Telegrafi/