LAJMI I FUNDIT:

Hoti: LAA nuk merr pjesë më në seanca, VV të qartësohet për sulmet dhe dosjet në Prokurori

Hoti: LAA nuk merr pjesë më në seanca, VV të qartësohet për sulmet dhe dosjet në Prokurori

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka theksuar se mosformimi i institucioneve, do të prodhojë pasoja ekonomike, në periudha afatgjata.

Sipas tij, kriza e krijuar është shqetësuese për demokracinë që Kosova është duke e ndërtuar.

“Qytetarët e kanë të qartë se PDK dhe partnerët e saj po e monopolizojnë zgjedhjen e institucioneve. Kryetar i PDK-së, Kadri Veseli dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj – si dy individë – nuk po zgjedhin mjete t’i realizojnë qëllimet e tyre. Është për keqardhje se si një grupim i disa partive politike, i kanë varur shpresat në pazaret e ulëta politike, por që sot iu dështuan”, ka theksuar Hoti.


Ai tha se më koalicioni LAA nuk merr pjesë në seancë pa u qartësuar mirë se si do të ndërtohen institucionet.

“Seancat si ajo e sotme nuk duhet të përsëriten. Foltorja u shndërrua në arenë akuzash mes Kurtit e Veselit. PAN dhe VV po e shfrytëzojnë në mënyrë të ulët këtë”, tha ai.

Hoti tha se si mund të bashkëpunojnë VV me neve kur kanë dorëzuar 70 dosje në prokurori, duke thënë se ata duhet të qartësohen.

Ai theksoi se kryeministri i Kosovës, të cilit Albin Kurti po i përgjërohet për bashkëpunim, është i vetmi që po mbron Kushtetutën. Hoti është shprehur i vendosur se nuk do të lëshojnë rrugë që sipas tij të vijnë në pushtet njerëz që përdorin dhunë e shantazhe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori