LAJMI I FUNDIT:

Montella: Milani do ta shfrytëzojë ndeshjen ndaj Shkëndijës për t’i provuar disa taktika të reja

Montella: Milani do ta shfrytëzojë ndeshjen ndaj Shkëndijës për t’i provuar disa taktika të reja

Vincenzo Montella ka thënë se Milani do të luajë me tre mbrojtës në ndeshjen e Europa League kundër Shkëndijës së Tetovës.

Rossonerët fituan me rezultat 6-0 në San Siro në javën e kaluar, ndërsa të enjten mbrëma zhvillohet ndeshja kthyese në Shkup.

“Do t’i kushtojmë vëmendje edhe Serie A edhe Ligës së Evropës. Nesër (e enjte) është Europa League, prandaj e gjithë energjia jonë është te ndeshja e ardhshme”.

Milani triumfon me spektakël ndaj Shkëndijës (Foto/Video)
Lexo po ashtu Milani triumfon me spektakël ndaj Shkëndijës (Foto/Video)

“Do të jetë një formacion ndryshe për shumë arsye, para së gjithash kemi një skuadër shumë të madhe dhe pas ndeshjes së të dielës në Serie A ndaj Cagliarit, shumë do të shkojnë te përfaqësueset e tyre. Kur të kthehen, do të luajnë çdo tri ndeshje, prandaj rotacionin në skuadër do të jetë normal”.

“Mendoj se nesër duhet të presim një ndeshje më ndryshe. Shkëndija luan më mirë në shtëpi, ata ndoshta u ndikuan nga atmosfera në San Siro, ndërsa ne ishim shumë të disponuar atë mbrëmje. Pres një ndeshje ndryshe”.

“Pres ndryshime taktike dhe Shkëndija padyshim se do të ketë më shumë vetëbesim në terren vendas… Nesër do të jetë mundësia e duhur për të provuar që të luajmë në një stil më ndryshe, duhet të përmirësohemi mendërisht dhe dua t’ia analizoj disa lojtarë. Do të më pëlqente fitorja, triumfi pa gola dhe të bëjmë një paraqitje të fortë”.

“Do të shohim nëse do të luajmë me tre mbrojtës apo katër, mund t’i ndryshojmë, por nuk shoh ndonjë dallim të madh”, ka deklaruar Montella në konferencën për shtyp. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti i bën një kërkesë të veçantë Kroosit pas triumfit në Ligën e Kampionëve

Ancelotti i bën një kërkesë të veçantë Kroosit pas triumfit në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Cristiano Ronaldo telefonon dy ish-bashkëlojtarët e tij tek Real Madridi – i dëshiron tek Al Nassr

Cristiano Ronaldo telefonon dy ish-bashkëlojtarët e tij tek Real Madridi – i dëshiron tek Al Nassr

Ligat tjera
“Për mua ishte e para, disa as nuk e festonin më”, Joselu reagon pas triumfit në Ligën e Kampionëve

“Për mua ishte e para, disa as nuk e festonin më”, Joselu reagon pas triumfit në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Jose Mourinho befason kur pyetet se cili është personi më i famshëm që ia ka numrin e telefonit

Jose Mourinho befason kur pyetet se cili është personi më i famshëm që ia ka numrin e telefonit

Ndërkombëtare
Man United e gjen menjëherë zëvendësuesin e Martialit – ofron 60 milionë euro për shërbimet e tij

Man United e gjen menjëherë zëvendësuesin e Martialit – ofron 60 milionë euro për shërbimet e tij

Premier League
Pamje nga xhirimi i ngadalësuar, momenti kur Zhang nokatuan me një goditje të tmerrshme Wilderin

Pamje nga xhirimi i ngadalësuar, momenti kur Zhang nokatuan me një goditje të tmerrshme Wilderin

Boks
Kalo në kategori