Prokurori i rastit të sulmit ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, Abdurrahim Islami, pretendon se disa fotografi të ardhura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dëshmojnë se ky akt është kryer nga aktivistët e Vetëvendosjes, të akuzuar për këtë sulm.
Në seancën e sotme, prokurori Islami tha se dëshmitë e vërtetojnë pretendimin që ai e ka shkruar në aktakuzë.
Katër dëshmitarë do të dëshmojnë sot në gjykimin ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të akuzuar për sulmin në Kuvendin e Kosovës.
Të gjithë të akuzuarit për terrorizëm, në mesin e të cilëve edhe një deputet i Kuvendit të Kosovës i votuar në zgjedhjet e 11 qershorit, Frashër Krasniqi, refuzuan të ngritën në këmbë gjatë leximit të aktakuzës.
Të akuzuarit tjerë janë Adea Batusha, Atdhe Arifi, Egzon Haliti.
Ata dyshohen për sulmin me mjet shpërthyes kundër Kuvendit të Kosovës që ka ndodhur në mbrëmjen e 4 gushtit të vitit të kaluar.
Lidhur me sulmin në Kuvendin e Kosovës, përpos të akuzuarve të tanishëm, të akuzuar ishin edhe Petrit Ademi, ndaj të cilit pushuan hetimet, si dhe Astrit Dehari, i cili vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, raporton Kallxo.com.
“Heset Ramadani do të dëshmojë se të pandehurit e kanë blerë motorin për çmimin prej 500 euro dhe kemi të bëjmë me motorin që është gjetur pas kryerjes së veprës penale ndërsa nga deklaratat e dëshmitarëve Naser Mustafa do të vërtetohet se telefoni nga i cili është dërguar emaili është blerë nga Adea Batusha”, tha Islami në seancë.
“Edhe dëshmitarët tjerë do të vërtetojnë se pas natës kritike me të njëjtin motor janë larguar nga vendi u ngjarjes dy të pandehurit dhe po ashtu edhe provat e tjera në shkresat e lëndës si raportet e vendit të ngjarjes së bashku me foto-dokumentacion gjithashtu përgjigja nga Google do të vërtetojë vendin nga ku është dërguar emaili e gjithashtu procesverbalet mbi identifikimin e personave thirrjet telefonike incizimet nga kamerat e sigurisë në rrugët e Prishtinës e po ashtu në këtë drejtim edhe fotot që dëshmojnë lëvizjen e motoçikletës nga momenti i daljes në rrugë deri në momentin ku është gjetur i njëjti pas kryerjes së veprës penale”, shtoi ai.
“Pastaj fotot e qartësuara të ardhura nga ShBA që deri më tani nuk kanë qenë pjesë e shkresave të lëndës e gjithashtu procesverbali i seancës së paraburgimit i datës 30. 08. 2016 nga i cili vërtetohet se i pandehuri Atdhe Arifi ka pranuar se ka blerë motoçikletën së bashku me të akuzuarin Egzon (Arifi) dhe të ndjerin Astrit (Dehari)”, tha Islami.
“Në bazë të këtyre provave pa mëdyshje do të vërtetohet se të akuzuarit kanë kryer veprën penale”, tha ai.
Por Ramiz Krasniqi, avokat i të akuzuarit Atdhe Arifi, i sfidoi pretendimet e prokurorit me deklarata të liderëve politikë të bëra në kohën para se të ndodhte sulmi.
“Në aktakuzë përmendet aspekti politik i veprës së terrorizmit dhe thuhet se të akuzuarit kanë pas për qëllim që Kuvendi të mos e ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit dhe të shkaktojë frikësim dhe ky konstatim është tërësisht jo i bazuar sepse demarkacioni nuk është bërë për shkak të sulmit por është tërhequr nga kryeministri Mustafa siç ka thënë ai për shkaqe të sigurisë pra ai sikur e ka ditur për sulmin në Kuvend ndërsa në një intervistë në RTK ka thënë se demarkacioni është tërhequr për shkak të mosgatishmërisë së disa deputetëve përfshirë edhe të LDK-së për ta votuar demarkacionin”, tha Krasniqi. /kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë