LAJMI I FUNDIT:

Mediat serbe ”e bëjnë” Zaevin Kosovarin më të madh në rajon (Foto)

Mediat serbe ”e bëjnë” Zaevin Kosovarin më të madh në rajon (Foto)

Është duke ndodhur një skandal diplomatik në mes Maqedonisë dhe Serbisë dhe si rezultat i kësaj, mediat serbe kanë shënjestruar kryeministrin e Maqedonisë si fajtor kryesor për largimin e diplomatëve serb nga përfaqësia diplomatike e Maqedonia.

Si çështje, kjo lidhet gjoja se me iniciativën e propozimit të Maqedonisë në UNESCO që të pranohet Kosova.

Aleksandar Vuçiq dyshon se shërbimet intelegjente të Maqedonisë kanë nisur sulm ndaj diplomacisë serbe në Maqedoni.


Ivica Daçiq tha se me Maqedoninë do të vlejë parimi i reciprocitetit.

Vuk Jeremiç tërheqjen e stafit diplomatik serb nga Maqedonia e quajti dilentatizëm diplomatik.

Por, çka thonë mediat vendore në Serbi?

Gazeta Allo e quan ”Vëllai Zaev nga nguli thikën pas shpine”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gazeta Veçernji Novosti shkruan ”Maqedonasit e kanë përgjuar edhe kreun serb”

Blic ka shkruar ”Maqedonia ka përndjekur dhe ka bërë presion ndaj diplomatëve serb.

Telegraf ka shkruar ”Zaev i shpall luftë Serbisë”

Informer, njejtë si Veçernji Novosti ”Skandal! Maqedonasit e kanë përgjuar edhe Vuçiqin.”

B92 ka shkruar ”Zaev e ka ndërruar qëndrimin, para 3 muajve ka qenë ”neutral” ndaj Kosovës”

Përndryshe, zyrtarisht të dy shtetet nëpërmjet Ministrisë për Punë të Jashtme kanë dërguar mesaze fqinjësie duke thënë se janë duke punuar që të pastrojnë stafin diplomatik, që në të ardhmen të kenë bashkëpunim më të mirë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori