Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri i është kundërpërgjigjur të shumëpërfolurit këto ditë, për një kandidaturë për kryetar komune në Mitrovicë, Fehmi Feratit.
Ferati kishte ka dhënë një deklaratë në të cilën thuhet: “ Ruajuni prej atyre që bamirësinë e bëjnë publike”, kur ka dhënë një mendim se si të dilet nga kriza.
Për këtë është prekur fort Tahiri.
“Fehmi, shko e pyeti familjet që ua kthyem fëmijët e shëruar prej Kancerit, se a i ka bërë Labinot Tahiri bamirësitë publike për të ma kompensuar me vota , apo vetëm se nuk kanë pasur derë tjetër ku të shkojnë sepse në shumë raste as Shteti nuk ka pasur mundësi te ia dalë… për këto ke fakte e dini mirë veprimtarinë time ndër vite sepse me ke pasur në emisione të ndryshme!”, ka shkruar Tahiri.
Ky është reagimi i plotë i Tahirit:
“Ju lutem publik e ju popull që keni ndihmuar, shikoni fotot që i kam publikuar, shkrimin e këtij Fehmiut dhe shkrimin tim!
Faleminderit Fehmi Ferati për këtë shkrim të pa vertetë!
Nëse e keni bërë për mua? Atëherë kam dy fjalë për ju!
Fehmi, shko e pyeti familjet që ua kthyem fëmijët e shëruar prej Kancerit, se a i ka bërë Labinot Tahiri bamirësitë publike për të ma kompensuar me vota , apo vetem se nuk kanë pasur derë tjetër ku të shkojnë sepse në shumë raste as Shteti nuk ka pasur mundesi te ia dalë… për këto ke fakte e dini mirë veprimtarine time ndervite sepse me ke pasur në emisione të ndryshme!
O Femi shoku, po ta bëja me kompensim votën, atëherë ish dashtë me Miliona vota të marrë nga ata persona që kanë dhënë para dhe familje që kemi çliruar nga jeta e keqe që e bëjnë në këtë vend.
Unë nuk mund të jem asgje përveq një Shërbetor i tyre.
Ato bamiresite qe i kam bërē, i kam bërë publike se janë para të popullit e nuk janë para të Babes Islam! Ato qindraaaa mijera euro janë të gurbetçarëve nuk janë te miat!!! Qysh mos me i bo publike kur populli do llogari.
“Ah moj Kosova ime ishalla nuk ma sjellin diellin mbi krye, po ma rënduan kokën shumë, do më dhimsesh nëse të lë ty”” (sic), ka shkuar Tahiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ademi: Vota për VLEN është votë për OBRM-PDUKM-në
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen
A kanë darkuar së bashku Shkëlzen Berisha dhe Erion Veliaj, reagon kryebashkiaku i Tiranës
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij
"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'