LAJMI I FUNDIT:

Mjekët specializantë të kënaqur me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë

Mjekët specializantë të kënaqur me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë

Shoqata e mjekëve specializantë ‘ZLS’ e përshëndet vendimin e Ministrisë së shëndetësisë për të pranuar kërkesën e shoqatës për tërheqjen e provimit intermediar. ‘Me këtë hap konkret Ministria e shëndetësisë tregoi se është e vetëdijshme për problemet me të cilët ballafaqohen mjekët specializantë dhe se ka vullnet për ti zgjidhur të njejtat, thuhet në kumtesën e shoqatës ‘ZLS’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Vetëm nëpërmjet punës së përbashkët dhe reformave mund t’i themi ndal ikjes së mjekëve nga Maqedonia dhe të mundohemi të sigurojmë mbrojtje shëndetësore cilësore dhe me qasje për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë’, u shprehën nga shoqata e mjekëve./Telegrafi/