LAJMI I FUNDIT:

Shkup, nesër dhe pasnesër do të bëhet spërkatja kundër mushkonjave

Shkup, nesër dhe pasnesër do të bëhet spërkatja kundër mushkonjave

Bashkia e Shkupit i njofton qytetarët se, nesër dhe pasnesër, në orët e hershme do të bëjë dezinfektim ajror kundër mushkonjave, në zonën e Bashkisë së Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga atje njoftojnë, nëse kushtet e motit nuk lejojnë, dezinfektimi ajror do të kryhet menjëherë ditën tjetër në vijim.


Njoftohen bletarët që me kohë të marrin masa të nevojshme për mbrojtjen e bletëve. /Telegrafi/