LAJMI I FUNDIT:

Arsyeja pse Kate Middleton nuk lejohet të nënshkruajë autograf

Arsyeja pse Kate Middleton nuk lejohet të nënshkruajë autograf

Një ditë e zakonshme pune për anëtarët e familjes mbretërore është të vizitojnë një ekspozitë arti, të shkojnë në një shërbim ushtarak, të shikojnë një ndeshje golfi…

Kur Kate dhe William, prince Harry ose Charles mbërrijnë, ata shpenzojnë një kohë të shkurtër për të përshëndetur të gjithë njerëzit që kanë dalë për t’i pritur ose edhe për të bërë disa fotografi me to.

Ne kemi parë disa foto të anëtarëve të familjes mbretërore britanike me njerëzit, të marrin dhurata nga ta apo edhe të ndalen pak për të biseduar.


Por a e keni parë ndonjëherë Kate të nënshkruajë një autograf për ndonjë fans? Kurrë.

Kjo gjë është e ndaluar për të gjithë anëtarët e familjes mbretërore, për një arsye shumë të thjeshtë: për të shmangur rrezikun e falsifikimit të firmës.

Duhet thënë se ka pasur raste të shumta që iu është kërkuar të japin një autograf, por përgjigja e tyre ka qenë e njëjtë: Më falni, nuk më lejohet ta bëjë këtë gjë.

E megjithatë si shumë rregulla të tjera të protokolli, edhe ky është thyer.

Ka qenë princ Charles i cili në vitin 2010 ka nënshkruar një autograf, nëse mund ta quajmë kështu, në një copë letër për një viktimë nga përmbytjet. Ai shkroi thjesht: Charles 2010.

Ata ndoshta nuk mund të japin autografe, por Kate dhe Harry si dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore janë të lejuar që të bëjnë fotografi.