KMDLNj i bënë ftesë publike koalicionit PAN të merr pjesë në seancat konstituive të Kuvendit të Kosovës, kurse, ka një kërkesë për kryesuesin e seancës Mikullovci t’i përmbahet Rregullores së Kuvendit dhe të pengojë tensionimin e situatës së Kuvendit.
KMDLNj duke ia njohur të drejtën Mikullovci e që ia njeh Kushtetuta e Kosovës, megjithatë e përkujton se nuk mund të mbahet seanca konstituive kur nuk e keni kuorumin prej së paku 61 deputetëve e që nuk u sigurua në dy seancat e fundit; në seancën e parafundit ishin 53 deputetë kurse në seancën e fundit 55 deputetë.
“Kryesuesi, Mikullovci në të dyja seancat përmes pauzës 15 minutëshe bëri përpjekje ta sigurojë kuorumin por pasi nuk u sigurua , sipas Rregullores së Kuvendit është dashur ta ndërpresë seancën e të mos lejojë debate të mbushura me gjuhën e urrejtjes dhe kërcënime të shumta. KMDLNj kërkon nga Prokuroria e Shtetit që t’i trajtojë me seriozitet akuzat që po bëhen në seancën e Kuvendit dhe në përputhje me faktet të veprojë sipas Ligjit”, thuhet në komunikatë.
Ja reagimi i plotë i KMDLNj:
DËSHTOI EDHE NJË SEANCË KONSTITUIVE E KUVENDIT TË KOSOVËS !
Më 14 gusht 2017 u mbajt dhe dështoi seanca e pestë ( 5 ) për zgjedhjen e organeve drejtuese të Kuvendit të Kosovës pas së cilës do t’i hapej rruga për zgjedhjen e kryeministrit të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës. Koalicioni PAN, me partnerët mbështetës të pakicës serbe dhe joserbe e bëri me dije mospjesmarrjen në seancën e 14 gushtit për aq kohë sa nuk arrihet një marrëveshje politike dhe për aq kohë sa opozita nuk e kushtëzon kandidatin e koalicionit PAN për kryetar të Kuvendit. KMDLNj, që nga fillimi e ka mbështetur kryesuesin ( sipas moshës ) që udhëheq seancën konstituive deri në zgjedhjen e organeve udhëheqëse të Kuvendit duke kërkuar nga ai që të ruaj paanësinë politike deri sa të jetë në pozitën që e ka. KMDLNj e ka bërë të qartë që z. Mikullovci ka të drejtë dhe nuk ka asnjë kufizim kushtetues ta thërras seancën konstituive në çdo kohë dhe pa e marrë pëlqimin nga askush dhe kjo e drej të nuk diskutohet. KMDLNj , duke marrë parasysh gjendjen e jashtëzakonshme he bllokuese në Kuvend kërkon nga kryesuesi i seancës që , për shkak të ndjeshmërisë së situatës , të konsultojë të gjitha subjektet politike në mënyrë që të arrihet një konsensus politik dhe i arsyeshëm në mënyrë që të zhbllokohet situata në Kuvend dhe ka kërkuar njëkohësisht nga deputetët që të marrin pjesë në një seancë të pakushtëzuar me ç’rast fuqia e votës do të ishte përcaktuese për zgjedhjen apo moszgjedhjen e kandidatëve të propozuar e jo kushtëzimi këmbëngulës i VV dhe LAA që kandidati i PAN të mos jetë kryetar të përkatësisht të mos jetë z. Veseli por një i preferuar dhe i pranuar nga opozita. KMDLNj ka qenë shumë i qartë se askush nuk mund ta kushtëzojë z. Veseli për kryetar të Kuvendit sikur që askush nuk do të kishte të drejtë ta kushtëzonte Albin Kurtin dhe Avdullah Hotin për kryeministër nëse ata e fitojnà « këtë të drejtë pas dështimit eventual të PAN. VV dhe LAA vazhdojnë të këmbëngulin kundër z. Veseli ndonëse këtë të drejtë ia njeh Kushtetuta e Kosovës. VV dhe LAA mund të mos e votojnë z. Veseli për kryetar të Kuvendit por nuk kanë të drejtë ta kushtëzojnë votimin duke shantazhuar zgjedhjen e organeve drejtuese të Kuvendit me emra të përveçëm aq më parë që më parë votimi për organe drejtuese të Kuvendit ka qenë thjesht formal e që nuk po ndodhë sot . VV i ka llogaritë e saja për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme kurse LAA kushtëzimin kundër z. Veseli po e ndërlidhë me mocionin për rrëzimin e qeverisë Mustafa ndonëse me këtë mocion u rrëzua edhe pjesa qeveritare e PDK-së. Thjesht , kushtëzimi për votim me konsensus politik të organeve udhëheqëse të Kuvendit ka mbetur peng i inateve personale për shkak të një kaluare politike.
KMDLNj , duke ia njohur të drejtën z. Mikullovci e që ia njeh Kushtetuta e Kosovës megjithatë e përkujton se nuk mund të mbahet seanca konstituive kur nuk e keni kuorumin prej së paku 61 deputetëve e që nuk u sigurua në dy seancat e fundit ; në seancëne e parafundit ishin 53 deputetë kurse në seancën e fundit 55 deputetë . Kryesuesi , z. Mikullovci , në të dyja seancat përmes pauzës 15 minutëshe bëri përpjekje ta sigurojë kuorumin por pasi nuk u sigurua , sipas Rregullores së Kuvendit është dashur ta ndërpresë seancën e të mos lejojë debate të mbushura me gjuhën e urrejtjes dhe kërcënime të shumta. Kryesuesi i seancës nuk është dashur të lejojë eskalimin e gjuhës së urrejtjes siç ndodhi me 14 gusht aq më parë që në seancat konstituive asnjëherë nuk është lejuar debati kurse kz debat ishte krejtësisht i panevojshëm dhe i dëmshëm . Në seancën konstituive votohet apo nuk votohet për kandidatët e propozuar e jo që kjo seancë të shndërrohet në prokurori ilegale dhe vend për linçim të kundërshtarëve politik ndonëse ata nuk ishin të pranishëm . KMDLNj ua përkujton disa deputetëve , me përvojë të gjatë parlamentare se është e rregulluar me ligj se si zgjidhen drejtuesit e Kuvendit dhe se nuk mund të ketë zgjedhje selektive, sipas intereseve politike dhe partiake prandaj të mos e vazhdojnë bllokimin e funksionalizimit të Kuvendit përmes propozimeve të kota dhe që nuk mbështeten në ligjet në fuqi. KMDLNj konsideron se në një situatë krejtësishtë tensionuese në debate që nuk është dashur të lejohen , të vetmet diskutime të arsyeshme , shtensionuese dhe kontribuese për ecje përpara kanë qenë të Ali Lajçit nga VV , Labinot Tahirit nga LAA ( AKR ) dhe Naser Rugovës nga LAA ( LDK ).
KMDLNj i bënë ftesë publike koalicionit PAN të merr pjesë në seancat konstituive të Kuvendit të Kosovës kurse ka një kërkesë për kryesuesin e seancës z. Mikullovci t’i përmbahet Rregullores së Kuvendit dhe të pengojë tensionimin e situatës së Kuvendit .
KMDLNj kërkon nga Prokuroria e Shtetit që t’i trajtojë me seriozitet akuzat që po bëhen në seancën e Kuvendit dhe në përputhje me faktet të veprojë sipas Ligjit .
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/deti-adriatik-780x439.jpg)
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar
![Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2024-11-13T161832Z_511547018_RC2G4BAXVCLF_RTRMADP_3_USA-TRUMP-BIDEN-1200x800-1-780x439.jpg)
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës
![Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![Flamuri gjigant i Kosovës shpaloset në Tiranë në prag të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1739722251-780x439.jpg)
Flamuri gjigant i Kosovës shpaloset në Tiranë në prag të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë