Më datë 12.08.2017 rreth orës 02:00, konform detyrimit ligjor, policia ka realizuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku është urdhëruar kontrollimi i një objekti (diskoteke) që gjendet në zonën Industriale në Prishtinë.
Urdhëresa e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka specifikuar detyrimet për policinë, si dhe afatin e realizimit të urdhëresës.
Urdhëresa është lëshuar me datën 11.08.2017, dy ditë pas raportimit të një rasti Shkaktim i rrezikut të Përgjithshëm, i cili ka ndodhur po në të njëjtin lokacion (Diskotekë), ku u lënduan katër persona. (Në këtë rast është përdorur arma e zjarrit).
Plani operativ është udhëhequr nga hetuesit e stacionit policor Jugu të mbështetur edhe nga Njësiti Speciale Operative si dhe Njësiti për gjurmim me qenë K9, të cilët kanë bërë kontrollimin e objektit si dhe personave që gjendeshin në atë lokacion dhe nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ilegale.
Gjatë operacionit njësitet policore janë ballafaquar me mosbashkëpunim dhe sjellje arrogante nga ana e dy personave të dyshuar të cilët janë shoqëruar në stacion policor dhe në koordinim me prokurorin ndaj tyre janë iniciuar rastet Moszbatim i urdhrave te personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare dhe Sjellje arrogante.
Pas kompletimit të gjitha veprimeve të nevojshme procedurale ndaj të shoqëruarve ne stacion, të cilët më pas janë liruar në procedurë të rregullt si dhe pas kryerjes së të gjitha bastisjeve të parapara, operacioni është konsideruar i përfunduar rreth orës 05:00 të datës 11.08.2017 .
Duke parë publikimet qe po qarkullojnë ne rrjete te ndryshme sociale, rreth këtij operacioni, dëshirojmë që të ju sigurojmë se Policia e Kosovës është institucion që ushtron autorizimet dhe kryen detyrat në mënyrë të ligjshme, të bazuara në Kushtetutë, në ligjet e tjera në fuqi dhe në Kodin e Etikës, gjithmonë me synim që të mbroj jetën, pronën dhe të ofroj siguri për të gjithë personat.
Megjithatë, për çdo vërejtje apo pakënaqësi lidhur me sjelljen apo veprimet e zyrtarëve të Policisë së Kosovës, qytetarët mund t’i adresojnë ato ne institucionet kompetente për mbikëqyrje dhe kontroll të policisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?