Ka më shumë se një muaj që kur Gjykata e Apelit vendosi të kthejë në rigjykim rastin ndaj kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe 5 ish-zyrtarëve të tjerë të kësaj komune, por kjo lëndë ende nuk është marr nga asnjë gjykatë.
Asnjë nga 6 gjykatat themelore të Kosovës nuk i janë përgjigjur deri tash Gjykatës Themelore të Prizrenit, e cila që nga momenti i marrjes së vendimit nga Gjykata e Apelit u është drejtuar këtyre gjykatave me kërkesë për marrjen e kësaj lënde.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Aferdita Kicaj, ka thënë se janë në pritje të përgjigjes nga kryetarët e gjykatave themelore. Nëse nuk ka ndonjë përgjigje, sipas saj, atëherë gjykata do t’i drejtohet Apelit.
“Sipas ligjit kemi kërkuar nga Kryetarët e Gjykatave të Republikës së Kosovës që ta marrin këtë lëndë në rigjykim edhe jemi në pritje të përgjigjes, nëse asnjëra prej këtyre gjykatave nuk vendos që ta marr këtë rast, atëherë Gjykata Themelore e Prizrenit i drejtohet Gjykatës së Apelit që e njëjta të vendos se cila gjykatë do ta merr këtë lëndë në rigjykim”, është shprehur Kicaj për Arbresh.info.
Ndryshe, në fillim të muajit korrik, Gjykata e Apelit pati dhënë vendimin e saj, duke kthyer në rigjykim rastin ndaj kryetarit të komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe 5 ish-zyrtarëve të tjerë të kësaj komune, të cilët akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Në mars të vitit 2014, Gjykata Themelore në Prizren pati dënuar Ramadan Mujën me 2 vjet burgim me kusht që i njëjti të mos kryejë asnjë vepër penale për një periudhë 3-vjeçare, dhe me një dënim alternativ të ndalimit të ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik për 30 muaj.
Ndërsa, Gjykata e Apelit, pas gati një viti e gjysmë kishte vendosur që lënda të kthehej në rigjykim në gjykatën e shkallës së parë në Prizren, për shkak se kishte konkluduar se ishin bërë shkelje esenciale në përmbajtjen e aktgjykimit të shkallës së parë.
Aktvendimi i Gjykatës së Apelit kishte arritur në Gjykatën Themelore të Prizrenit në shtator të vitit 2015.
Në këtë aktvendim ishte anuluar aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Prizrenit P.nr.171/13 i lëshuar më 13 mars 2014 dhe lënda ishte kthyer në Gjykatën Themelore për rigjykim.
Mirëpo, në dhjetor të vitit 2015, Gjykata Supreme e pati rrëzuar vendimin e fundit të Gjykatës së Apelit ndaj Mujës dhe të tjerëve, duke marrë vendim që ky rast të kthehet sërish në Gjykatën e Apelit për rivendosje të aktgjykimit të shkallës së parë.
Vendimi i Supremes kishte ardhur pas pranimit të ankesës së prokurorisë ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit në shtatorin e po të njëjtit vit, që rasti ndaj kreut të Prizrenit, Ramadan Muja, të kthehet në Gjykatën Themelore të Prizrenit për rivendosje.
Supremja, kishte vendosur që aktvendimi i apeluar të anulohet dhe lënda t’ i kthehet Gjykatës së Apelit për rishqyrtim nga një trup i ri gjykues.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe