LAJMI I FUNDIT:

“Ideja është e para, jo numri”

“Ideja është e para, jo numri”

Profesori i Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, Muhamet Hamiti, përmes një shkrimi të postuar në profilin e tij në Facebook, thotë se Kosova momentalisht është në udhë pa krye.

Duke e pasur idenë e Kosovës në mendje e duke e parë se rruga aktuale çon në qorrsokak, profesori propozon dy mundësi: ose të formohet Qeveri me shumicë shqiptare (pakicat e kanë hapësirën e garantuar kushtetuese), ose të shkohet në zgjedhje të reja, duke pasur në mendje idenë.


“Ideja është e para, jo numri”, ka shkruar Hamiti, tekstin e të cilit të plotë mund ta lexoni më poshtë.

Kosova 2017: pa ide, në gjueti numrash e optimizmi

Kosova është në udhë pa krye dy muaj pas zgjedhjeve nacionale. Krejt jeta është kthyer në gjueti numrash të ulëseve në Kuvend. Ka madje edhe një gjueti optimizmi në këtë panair të kotësive kombëtare.

Në gjah për numrat, duket se askush nga establishmenti politik s’ka kohë për idenë e Kosovës gjatë kësaj vere të apatisë shoqërore e të paralizës politike në vend. Kah do të drejtohet Kosova që nën qeverisjen e shkuar kishte ngecur, simbas rrëzuesve të saj, të gjithëve pos LDK-së? A do të jetë vend i demokracisë nacionale, liberale, i ekonomisë së tregut, apo një vend me pushtet hibrid në dukje kombëtar, neotoman e komunist? Cilat vendime të mëdha do t’i miratonte Qeveria e arnuar numrash e PAN-it me pakicat, me AKR-në si përforcim? A do të ishin vendimet më të mëdha koncesionet ndaj serbëve që qeveria e krahut të luftës do t’i bënte në paqe? Sepse, vështirë të besohet që udhëheqësit e PAN-it, Veseli e Haradinaj me shokë, i kanë punë të kryer 10 votat e deputetëve serbë pa koncesione të mëdha, potencialisht të rrezikshme për substancën shqiptare të Republikës së Kosovës. A ia vlen të dëmtohen substanca dhe funksionaliteti i shtetit të Kosovës në afat të gjatë për përfitime aftashkurtra, siç është një Qeveri me jetë një, dy a trivjeçare? (Le të kujtohet këtu angazhimi i fortë i Hashim Thaçit dhe i PDK-së para tri vjetësh për vazhdim të dispozitave kushtetuese për vende të rezervuara për serbët në Kuvend, që u kundërshtua fuqishëm nga LDK-ja.) Këto janë disa nga pyetjet që kërkojnë përgjigje – pyetje që duhet t’i shtrojë elektorati shqiptar i Kosovës pa dallim përkatësie partiake.

Duke e pasur idenë e Kosovës në mendje, duke e parë se rruga aktuale çon në qorrsokak, ose thjesht në zvetënim të Republikës, është e mundshme me e ba hapin mbrapa: ose të formohet Qeveri me shumicë shqiptare (pakicat e kanë hapësirën e garantuar kushtetuese), ose të shkohet në zgjedhje të reja, duke pasur në mendje idenë. Se ideja është e para, jo numri”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori