LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj flet për bashkëpunimin me Pacollin (Video)

Haradinaj flet për bashkëpunimin me Pacollin (Video)

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, premton se vonesa e formimit të Qeverisë së Kosovës, do të arsyetohet.

“Tash e kemi një bazë me të gjerë të zhvillimeve nga z. Pacolli, prandaj edhe kjo vonesë do të arsyetohet”, tha Haradinaj në Prizren për RTV Besa.


Sipas tij, formimi i Qeverisë së Kosovës, do të ndodhë brenda 10 ditësh.

“Qeveria e ardhshme do të jetë e përgjegjshme për obligimet që do t’i marrë”, tha Haradinaj.

Ai premtoi se pas formimit të Qeverisë, do të fillojë ndryshimi në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se do t’i përvishen punës “dhe do ta kthejnë për së mbari vendin”.

Kur është pyetur për vendime të mëdha dhe konkretisht për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, Haradinaj ka thënë se “nuk i kemi ato vendime në tavolinë, kemi aspekte të tjera të punës që i kemi urgjent, e që është zhvillimi ekonomik, rendi e ligji”.

Haradinaj sot së bashku me partnerët e koalicionit, Kadri Veselin dhe Fatmir Limajn u takuan me Ukë Rugovën, djalin e presidentit historik, Ibrahim Rugovës.

Për këtë takim nuk janë dhënë ende detaje.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori