Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka kërkuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një bisede telefonike, që t’i shmangë “fjalët dhe veprimet” që mund ta “përkeqësojnë” edhe më tepër situatën e tensionuar në Gadishullin Korean, ka raportuar të shtunën Televizioni shtetëror kinez.
Shtëpia e Bardhë të shtunën ka publikuar një deklaratë ku theksohet se Koreja Veriore “duhet ta ndalë sjelljen e vet provokuese dhe të ashpër” dhe se sanksionet e reja të Kombeve të Bashkuara kundër Phenianit, ishin “një hap i domosdoshëm dhe i rëndësishëm” kah paqja dhe stabiliteti në Gadishullin korean.
Shtëpia e Bardhë tha se presidentët Trump dhe Xi e kanë përsëritur përkushtimin e tyre për denuklearizimin e gadishullit.
Trump kërkoi që Kina të bëjë më shumë presion ndaj Koresë Veriore për ta ndalur programin e vet të armatimit atomik.
Kina është partneri më i madh ekonomik i Koresë Veriore dhe, po ashtu, burim i ndihmës, por insiston se nuk mund ta detyrojë Phenianin që ta përfundojë programin e vet atomik dhe raketor.
Biseda telefonike Trump – Xi u bë një javë pas këmbimeve të ashpra të fjalëve ndërmjet Uashingtonit dhe Phenianit, ndërsa Koreja Veriore tha se po e finalizonte planin për zjarr nga raketat e mesme dhe me rreze të gjatë veprimi, kah ishulli Guam, ku është e vendosur një bazë ushtarake strategjike e Shteteve të Bashkuara.
Koreja Veriore thotë se do ta sulmojë Guamin gjatë këtij muaji
Pheniani tha se këto plane mund të jetë të gatshme deri në mes të këtij muaji për të sulmuar afër Guamit me raketa balistike ndërkontinentale.
Zoti Trump tha se opsioni ushtarak kundër Koresë Veriore është i gatshëm, që ishte ashpërsimi i fundit i retorikës ndërmjet dy vendeve.
“Zgjidhjet ushtarake janë plotësisht të gatshme, nëse Koreja Veriore vepron në mënyrë jo të mençur”, shkroi Trump në rrjetin twitter dhe shtoi se “shpreson se lideri veri-korean, Kim Jong Un, do ta gjejë një rrugë tjetër”.
Military solutions are now fully in place,locked and loaded,should North Korea act unwisely. Hopefully Kim Jong Un will find another path!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) August 11, 2017
I pyetur për këtë postim në rrjetin twitter, zoti Trump tha se “shpresoj se ata do ta kuptojnë plotësisht seriozitetin e asaj që thashë, dhe ajo që them është ajo që mendoj”.
Më tutje, duke folur para gazetarëve në pushimoren e tij të golfit në Bedminster të Nju Xhersit, ku është në pushim, presidenti Trump theksoi se “nëse Kim bën diçka sa i përket Guamit ose ndonjë vendi tjetër në territorin amerikan ose ndaj ndonjë aleati amerikan, ai do të pendohet sinqerisht”.
Presidenti Trump u tha reporterëve se vërejtja e tij drejtuar Koresë Veriore se çfarëdo kërcënime të mëtejshme nga Pheniani do të “ndeshen me zjarr dhe ashpërsi, që bota nuk i ka parë kurrë”, ndoshta ishte shumë e butë.
Pas një takimi ditën e premte me bashkëpunëtorët e tij më të afërt politikë, Trump tha se Koreja Jugore dhe Japonia, që janë dy aleatët, të cilët më së shumi dhe në mënyrë direkte kërcënohen nga Koreja Veriore, janë “të kënaqur” me mënyrën se si Trump po konfrontohet me Korenë Veriore.
Presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh se situata me Korenë Veriore është “shumë e rrezikshme”, por ai ende shpreson për zgjidhje paqësore.
Në këtë kuadër zoti Trump tha se “Askush nuk e do zgjidhjen paqësore më tepër se presidenti Trump. Ne do të shohim se çka do të ndodhë. Ne mendojmë se shumë gjëra të mira mund të ndodhin, por ne, po ashtu, mund të kemi edhe zgjidhje të keqe”.
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Jim Mattis, tha se Shtetet e Bashkuara janë të “gatshme” të konfrontohen me Korenë Veriore, por ka tërhequr vërejtjen se lufta do të ishte “katastrofike” dhe se “përpjekjet diplomatike që kjo të jetë nën kontroll” po “mbizotërojnë”.
Donald Trump ka refuzuar të thotë nëse Uashingtoni do të ndërmerrte sulm parandalues kundër Koresë Veriore, por tha se ai ende është i hapur për negociata. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026
Moska thotë se Ukraina goditi Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi
Vishnin kostumin e ariut dhe sulmonin veturat e tyre - arrestohen katër persona në Los Angeles
Ministri gjerman i Mbrojtjes thotë se dëmtimi i kabllove nënujore ishte “sabotim”
FSB-ja publikon pamjet kur vetura e kapitenit rus hidhet në erë në Krime, ishte pjesë e flotës së Detit të Zi që kreu sulme mbi ukrainasit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian