LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti i frikshëm në Elbasan, publikohen pamjet e përplasjes së dy makinave “kokë më kokë” (Video)

Aksidenti i frikshëm në Elbasan, publikohen pamjet e përplasjes së dy makinave “kokë më kokë” (Video)

Dy makina janë përplasur kokë më kokë në aksin rrugor kombëtar Elbasan-Mengël.

Mediat shqiptare raportojnë se nga përplasja është plagosur një person.


Ndërkohë BalkanWeb ka publikuar një video të regjistruar nga bizneset pranë rrugës, ku duket qartë momenti i përplasjes.

Ndërsa drejtuesi dhe pasagjeri në njërin nga mjetet e aksidentuara dalin me shpejtësi prej tij, disa njerëz janë mbledhur tek mjeti tjetër për t’i ardhur në ndihmë shoferit, që me sa duket ka marrë edhe plagët më të rënda.