Malet e Sharrit – përfaqësojnë një zinxhir malesh që shtrihen nga pjesa jugore e Kosovës dhe Maqedonisë veriperëndimore në Shqipërinë verilindore. Ky zinxhir shënon edhe kufirin trepalësh që kalon nga maja e Sherupës. Malet e Sharrit paraqesin trekëndëshin mes Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Malet e Sharrit janë të famshme për relievin e tyre të thyer dhe majat e larta malore, njofton Telegrafi Maqedoni. Aty gjenden gjurmë të epokës së akujve në formën e liqeneve të ngrira e të larta malore. Mali i Sharrit lidhet me Malin e Korabit (2,764 m) në jugperëndim.
Malet e Sharrit kanë rëndësi të madhe për gjithë mjedisin përreth për faktin se aty gjenden burimet ujore nga ku “ushqehen” lumenjtë e rajonit. Këto male bëjnë lidhjen midis tre zonave të mëdha ujëmbajtëse dhe janë të pasura me burime, lumenj, liqene dhe ujëvara.
Fauna e Maleve të Sharrit përfshin shumë kafshë të rralla dhe të rrezikuara. Këtu bëjnë pjesë një numër gjitarësh, si ariu i murrmë, rrëqebulli, derri i egër, ujku, kaprolli, dhia e egër dhe shpendët si shqiponja e malit, thëllëza e malit, gjeli i egër, skifteri kthetrabardhë, bufi, dhe shkaba.
Rajoni i Malit Sharr bart shumë komunitete të ndryshme bimësie që gjenden të shpërndara në habitate të ndryshme. Shfaqja e tyre varet nga lartësia mbi nivelin e detit, ekspozimi dhe lloji i tokës apo përmbajtja e shkëmbit.
Këtu gjenden komunitete të ndryshme pyjore, që pjesërisht kanë degraduar në komunitete shkurresh malore, veçanërisht në zona ku pyjet janë prerë në mënyrë të përsëritur. Pjesa më e madhe e zonave mbi brezin pyjor mbulohen nga kullota malore, nga bimësia e tokave shkëmbore-gëlqerore dhe shkëmbore-silikate, nga bimët e lëndinave, vegjetacioni i tokave të lagështa që ndodhen lart në male dhe nga vegjetacioni i rrafshnaltave me bar.
Për rrjedhojë, këto male janë të pasura me një numër tejet të madh speciesh bimore. I veçantë është fakti që këtu kanë mbijetuar specie të shumta të periudhës terciare dhe të asaj të akullnajave, të cilat në pjesë të tjera të Europës janë zhdukur. Një ndër këto specie relike është pisha gjethe-gjilpërë (Pinus peuce), me filizat tipikë të shkurtër dhe me pesë gjethe në formën e gjilpërës, dhe pisha boshnjake (Pinus heldreichii), e cila gjendet në zona më të thata dhe më shkëmbore se sa specie e mësipërme.
Bjeshkët e Sharrit konsiderohen ndër bukuritë e rralla në Evropë, ndërsa ajo që ju mbetet është t’i vizitoni dhe t’i shijoni për së afërmi këto bukuri magjepsëse./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sulmoi me mjet të mprehtë gruan – arrestohet i dyshuari nga Podujeva, policia i sekuestron pesë thika

Humb jetën një vajzë nga Skenderaj – policia nis hetimet

Shpenzimet e fushatës zgjedhore – sot mbyllet afati për dorëzimin e raporteve nga partitë politike

Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

Nga 1 maji pa kontrolle në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë

Reshjet e shiut, rrëshqitje dheu dhe gurësh në rrugën për Rugovë - vështirësi për shoferët

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Diell dhe vranësira - temperaturat shënojnë rritje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Nis operacioni për 8-vjeçarin e zhdukur në Gjilan, kërkimet po bëhen edhe me dronë

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm