LAJMI I FUNDIT:

”Konkurs për studime falas për nxënësit dhe studentët e komunitetit rom”

”Konkurs për studime falas për nxënësit dhe studentët e komunitetit rom”

Nxënësit dhe studentët e komunitetit rom, mund të konkurrojnë në konkursin për marrjen e bursës për studime deridiplomike dhe postdiplomike nga ana e UKM. Universiteti ndanë 10 bursa studimi deridiplomike dhe pesë për studime pasdiplomike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë sot e kumtoi Kabineti i ministrit pa resor Samka Ibraimovski, i cili është i angazhuar për zbatimin e Strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve në Maqedoni, ndërsa në lidhje me konkurrsin për regjistrimin e studentëve në vitin akademik 2017/2018 në Maqedoni.


UKM-Shkup vepron sipas kësaj me qëllim për të përfshirë multikulturalizmin në institucionin arsimor.

Bursistët kanë të drejtë të studiojnë në cilin fakultet që dëshirojnë. Përparësi kanë personat me status social-familjar të përkeqësuar.

Kandidatët që do të aplikojnë për bursë, duhet të dorëzojnë çertifikatë nga libri amë, vërtetim për shtetësi, katër dëftesa të mbarimit të shkollës së mesme, mirënjohje dhe rezultate tjera në aktivitetet arsimore, dokument për gjendjen materiale të studentit dhe të familjes së afër, gjegjësisht dokument për pranimin e të ardhurave të çdo anëtari të studentit dhe dy fotografi.

Kandidatët kanë afat deri 20 gusht. Rezultatet e bursistëve do të publikohen në afat prej pesë ditëve në faqen www.mit.edu.mk. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori