LAJMI I FUNDIT:

Disa emra të njohur që do të kandidojnë në komunat e Maqedonisë

Disa emra të njohur që do të kandidojnë në komunat e Maqedonisë

Pas caktimit për rikandidim të Koce Trajanovskit në Bashkinë e Shkupit, edhe pse nuk ka vendim përfunditmar nga LSDM, me siguri Petre Shilegov do ta udhëheqë betejën për Shkupin, si kryekundër kandidat i Trajanovskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Andrej Zhernovski, kryekomunari aktual i Qendrës, së fundmi ka deklaruar se nga qytetarët do të kërkojë mandat të dytë, sepse ka shumë projekte, sipas tij, për t’i realizuar.

Në LSDM, si një nga kandidatët kryesor për kryekomunar në Aerodrom është Zllatko Marin, ndërsa sipas informacioneve të Fokus.mk me siguri do të jetë Ivica Koneski nga radhët e PDUKM, i cili për herë të tretë do të kërkojë mandat nga qytetarët e Aerodromit.


Gjithashtu, për Komunën Karposh është bërë e ditur se OBRM-PDUKM do të qëndrojë edhe një mandat pas kandidaturës së Stevço Jakimovski, ndërsa si kundërkandidat nga LSDM do ta ketë Dushko Veskovskin.

Emri i Johan Tarçullovskit lakohet si një ndër kandidatët për kryekomunar të Komunës Kisella Voda, kurse paraprakisht është përmendur edhe Komuna Butel.

Tani më sa vjen e rrumbullaksohen emrat e kandidatëve për kryekomunar edhe në qytetet tjera, por ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar të asnjë partie, por sipas burimeve anësore të partive. /Telegrafi/