LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Besnik Krasniqi kalon te Llapi

Zyrtare: Besnik Krasniqi kalon te Llapi

Llapi në paraditën e sotme shënoi fitore në një miqësore kundër Ramiz Sadikut.

Vetëm disa orë më vonë llapjanët njoftojnë për një përforcim të radhës.

Skuadra e ligës elitare kosovare ka shtuar në radhët e veta mbrojtësin e krahut të djathtë Besnik Krasniqin.


“Ju njoftojmë se sapo kemi arritur marrëveshje me mbrojtësin e krahut të djathtë, Besnik Krasniqi i cili për sezonin 2017/18 do ti mbroj ngjyrat e Llapit. Krasniqi i bashkohet rrugëtimit të skuadrës së Llapit drejt trofeve, ani pse në drejtim të tij kishte edhe tjera oferta”, shkruan në njoftimin e klubit llapjan.

Ndryshe, kampionati i Kosovës pritet të startojë gjatë këtij muaji. /Telegrafi/