Në Komunën e Klinës, sot ka filluar realizimi edhe i një projekti shumë të rëndësishëm infrastrukturor, asfaltimi i rrugës nga aksi rrugor Klinë-Skënderaj deri në fshatin Ujmirë.
Rruga komplet është e gjatë 8 km e 150 metra me kosto financiare mbi 1 milion euro. Zyrtarisht, sot është prerë shiriti për fillimin e punimeve të fazës së parë që përfshinë rregullimin-asfaltimin e 6 km e 200 metra për të cilën Komuna e Klinës dhe Ministria e Infrastrukturës kanë investuar 622 mijë euro.
“Gjerësia e rrugës është 6 metra me dy shtresa asfalt dhe do të marr epitetin si rrugë rajonale. Kjo rrugë e asfaltuar 30 vite me parë ishte dëmtuar dhe paraqiste probleme në lëvizjen e qytetarëve. Rruga lidh fshatrat Ujmirë, Shtaricë, Pogragjë, Qypevë, Dush, Jashanicë si dhe krijon lidhje të mira edhe për fshatrat tjera verilindore të Klinës”, thuhet në njoftimin për media.
Në ceremoninë e përurimit, kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, ka thënë se ky është një projekt i madh dhe shumë i rëndësishëm për banorët e kësaj ane.
“ Kjo është një rrugë regjionale ngase edhe parametrat do të jenë të tillë” , tha Bashota i cili premtoi realizimin edhe të projekteve tjera në Bashkësinë Lokale të Ujmirit. “Në Komunën e Klinës, janë duke u realizuar mbi 30 projekte siç janë rregullimi i rrugëve në qytet, shtrati i lumit “Drini i Bardhë” dhe lumit “Klina” , objekti shkollor “Ismet Rraci” etj.
Nuk do të lejmë anash as fshatin Ujmirë dhe fshatrat tjera. Do të shohim mundësitë buxhetore edhe për ndërtimin e shkollës në Ujmirë dhe rregullimin e kanalizimit në Siqevë”, tha ndër të tjera Bashota. Ujmirasit, kanë falënderuar kryetarin Bashota për përkushtimin dhe angazhimin e tij në realizimin e këtij projekti madhor që krijon lehtësi në lëvizjen e qytetarëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Ujë Mokne vjen tek ju nga thellësia e Bjeshkëve të Istogut
Ndaç jetë si n'filma, bli apartament buzë detit në "Holiday In 2"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'