Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit qeveritar për të pagjeturit, ka thënë se pritet që të hulumtohet për të zhdukurit në disa vende në veri të Kosovës dhe në Serbi.
Ai ka folur të martën në programin e mëngjesit në RTK.
“Ka lokacione që presim për t’u realizuar në veri të Mitrovicës, në varrezat myslimane, pastaj presim në Serbi në Rudnicë dhe Novi Pazar”, ka thënë ai.
“Bashkëpunimin me serbë e bëjmë, me ndërmjetësim të ndërkombëtarëve, por ndodhë që ata nuk kanë dhënë ndonjë shenjë për të punuar”.
Gjetaj është ndalur edhe tek rasti i fundit në Gllarevë të Klinës. “Ka ndodhur rastësisht, një vendas aty duke hapur një kanal për ujësjellës, që ka hasur në eshtra. Dje është bërë zhvarrimi, identiteti nuk dihet. Dyshohet që i përket luftës së fundit. Nuk ka të bëhet me një varrezë që mund të kërkohet më shumë”, ka thënë ai.
Ai është shprehur se për fat të keq në Kosovë ende nuk ka ekspertë të pavarur dhe çdo gjë është akoma në varësi të ekspertëve të EULEX.
Sipas tij ka vështirësi në punë, pasi që ekziston mundësia e përzirjes së eshtrave, ngase aty bëhet fjalë për groposje dhe jo për varrime, ku nuk ka pasur analizë për secilin asht.
Ai ka kujtuar që rreth 300 mbetje janë në morg të paidentifikuara dhe që mbetet që të punohet në këtë drejtim.
1658 persona konsiderohen të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë më 1998-99.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdjehen lëkundje toke në Kosovë
Haradinaj për takimin Kurti-Krasniqi: Duket që kryeministrit po i rrëshqet toka nën këmbë, dëshpërimisht po e kërkon shpëtim
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Abdixhiku: Populli i Kosovës nuk e duron këtë mendje të çoroditur
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Krasniqi thotë se me Kurtin bisedoi për zgjedhjet e ardhshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen