LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Arben Taravari po bën masakër në shëndetësi

OBRM-PDUKM: Arben Taravari po bën masakër në shëndetësi

Pas emërimit të drejtorëve të rinj në disa institucione publike shëndetësore nga Ministria e Shëndetësisë, ka reaguar partia opozitare maqedonase.

Marija Andonovska nga OBRM-PDUKM në konferencë për shtyp tha se LSDM-ja dhe Arben Taravari po bëjnë masakër në shëndetësi. Ajo akuzoi ministrin e Shëndetësisë, për shkarkim të paligjshëm të 50 drejtorëve në institucionet publike, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Pikërisht në Ministrinë e Shëndetësisë, në kundërshtim me ligjin janë shkarkuar mbi 50 drejtorë nga institucionet shtetërore, me çka është shkatërruar profesionalizmi dhe funksionimi i sistemit të përgjithshëm shëndetësor. LSDM së bashku me bashkëpunëtorin Arben Taravari, po bëjnë masakër të vërtetë në shëndetësi, që për fat të keq do të ketë pasoja serioze mbi pacientët”, tha Andonovska.


Ajo shtoi se po bëhet sulm direkt mbi profesionistët në shëndetësi dhe se po nënvlerësohet puna, angazhimi dhe kontributi i tyre.

Gjatë ditës së sotme Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë emëruar drejtorë të rinj në disa institucione publike shëndetësore, që sipas tyre të gjithë me profesion janë mjek./Telegrafi/

Zyrtare: Këto janë drejtorët e rinj të emëruar nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni
Lexo po ashtu Zyrtare: Këto janë drejtorët e rinj të emëruar nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni

Në trend Lajme

Më shumë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kalo në kategori