LAJMI I FUNDIT:

Milani fiton me lehtësi ndaj Craiovas në San Siron e stërmbushur (Video)

Milani fiton me lehtësi ndaj Craiovas në San Siron e stërmbushur (Video)

Milani ka fituar edhe ndeshjen kthyese ndaj Universitatea Craiovas me rezultat 2-0.

Rossonerët kanë fituar përsëri ndaj skuadrës rumune, duke siguruar ndeshjet e fazës “Play-Off” për grupet e Ligës së Evropës.


Skuadra e Vincenzo Montella e dominoi gjithë ndeshjen, dhe këtë e tregoi goli i hershëm i Giacomo Bonaventuras, i cili shënoi në minutën e nëntë për 1-0 dhe dërgoi skuadrat në pushim.

Në pjesën e dytë, Milani përsëri e filloi furishëm, ndërsa goli i 2-0 erdhi pas vetëm shtatë minutave lojë në këtë pjesë.

Ishte sulmuesi i talentuar italian,  Patrick Cutrone, i cili shënoi nga afërsia për 2-0 në minutën e 52 dhe vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar. /Telegrafi/