Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që Kadri Veseli të bëhet kryeparlamentar.
Ai ka deklaruar se megjithë lojërat e presidentit Hashim Thaçi në tentim për t’ia siguruar votat PAN-it për të postin e kryeparlamentarit dhe kryeministrit, ndryshimi në Kosovë ka ardhur, ndaj nuk mund të vazhdohet me të tillë njerëz, njofton Klan Kosova.
“Sot ka qenë shpërfaqje e rezultatit real të zgjedhjeve. Tash po shihet kush është fitues dhe kush humbës i zgjedhjeve. Më nuk po dihet kush është opozitë dhe kush pozitë. Po del që ne jemi pozita, ndërsa PAN-i në opozitë”, tha Sveçla në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Në qeverisjen e ardhshme të VV-së dhe LDK-AKR ne i kemi ftuar të gjithë që nuk kanë kontribuar në krim dhe nuk kanë dëmtuar interesat e vendit në 18 vjetët e fundit”.
Ai tha se Kadri Veseli nuk është figurë bashkuese, që përfaqëson deputetët apo frymën e Kuvendit. “Kjo figurë problematike, e përmendur në raporte të ndryshme – e lidhur me krime – nuk mund të na përfaqësojë. Por nuk është vetëm Kadri Veseli figurë problematike që vjen nga PAN-i. Po të ishte ashtu do të ishim shumë të lumtur”.
“Ka dy muaj që ne dimë për presione, oferta, të ndryshme të PAN-it të bëra ndaj deputetëve të ndryshëm”.
“Por tash përfundimisht është kuptuar që ka ndodhur ndryshimi që duhet të materializohet. Nuk mund të vazhdojmë ne me të njëjtit njerëz”.
“Hashim Thaçi si vegël e PAN-it në tentim për ta zgjatur jetën e këtyre njerëzve në qeverisje ka bërë lloj-lloj lojërash. Ne nuk kemi nevojë për të tilla gjëra. Ne nuk e kundërshtojmë që dikush nga PAN-i ta drejtojë kuvendin, por që dikush si qifti i Kadri Veselit të jetë aty“, tha ai. /Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPerandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare
Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin
Përplasja në distancë e Gërvalles me Presidenten, MPJD thyen heshtjen
Zbardhet fjalimi i Pjetër Shalës në Hagë: Unë nuk e di për çka duhet të paguaj, m’u shkatërrua jeta!
Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet
“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United